Po nese euro vdes

Përkeqësimi i krizës europiane përtej parashikimeve më pesimiste, duke vënë në pikëpyetje tani edhe vetë ekzistencën e euros, ngre shqetësimin se cilat do të jenë pasojat në Shqipëri.
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani thotë se në një skenar të tillë, efektet janë të shumëfishta.
"Euro lidhet shumë me BE-në, BE-ja është vizioni ynë dhe kështu na prishet vizioni. Rikthimi në monedhat kombëtare do të vinte si një ortek nuk do të ishte kaq i butë. Ekonomitë e vendeve përkatëse do të kenë goditje. Mund të kalojnë në krizë, në recesion shumica e tyre, në mos të tëra. Për pasojë ne kemi 70 përqind Ne kemi 70 përqind të eksporteve tona në këto vende, ndaj do të merrnim goditje
Shkelqim Cani
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë të eksporteve tona në këto vende, ndaj ne do të merrnim goditje. Tjetër efekt ndoshta do të ishte paniku financiar, bankar qoftë edhe politik", thotë Cani.
Vec efekteve negative në dërgesat e emigrantëve apo investimet e huaja, shqetësime ka edhe për atë se cfarë do të ndodhë në tregun valutor.
"Kursi i këmbimit është një nga treguesit makro, që merr goditje ose jep goditje në të gjithë treguesit e tjerë. Praktika shqiptare e ka treguar se sa herë ka lëvizje të kursit,sidomos në nëncmim që pritet, gjithnjë cmimet rriten dhe me rritjen e tyre vijnë të gjitha efektet në ekonomi", sqaron Cani.
Ndërsa tek financat publike efektet do të ishin të kundërta, ku borxhi i qeverisë mund të lehtësohej, por rezerva kombëtare do të goditej.
"Borxhi që Shqipëria ka në euro, prishja e monedhave dhe dobësimi i euros, natyrisht na krijon një avantazh në fillimet e veta, sepse do të na duhen më pak lekë për të blerë euro, që do të shlyejmë borxhin. Rezervat tona valutore janë 60 përqind në euro. Një dobësim i euros do të sjellë një dobësim të rezervave tona valutore", shton Cani.
Në këto kushte ish-guvernatori thotë se Shqipëria duhet të përgatitet me një plan rezervë, për t'i paraprirë një skenari të tillë.
"Bota po punon për këtë zhvillim të mundshëm. Edhe Shqipëria duhet të punojë. Kursi i këmbimit ka plan B, rezerva valutore ka plan B, p.sh: Krejt natyrshëm Banka Qendrore duhet të mendojë nëse do ta mbajë 60 përqind në euro rezervën valutore, apo do të nisë ta kthejë që tani më shumë në dollarë, në një monedhë tjetër", thotë Cani.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Ekonomia 99 vjet
Në 99 vjet që nga viti 1912, standardet e jetesës së shqiptarëve janë përmirësuar me 4 herë, por fqinjët tanë kanë njohur përmirësime edhe më të mëdha. Euro vazhdon të bjerë
Thellimi i krizës së eurozonës dhe shqetësimet e ngritura se këto mund të jenë ditët e fundit të euros, po e rrëzojnë monedhën europiane me shjpejtësi në tregjet ndërkombëtare të valutës. Buxheti që i humbet emrin koalicionit
Marko Bello - Dy vjet më parë, koalicioni që qeveris vendin u pagëzua nga Sali Berisha si koalicioni i integrimit. Sot, për të dytin vit radhazi, kemi dështuar tërësisht në përpjekjet për t’iu afruar Europës, duke mos arritur të fitojmë statusin e vendit kandidat. Rriten eksportet me Kosovën
Bllokada tregtare e verës mes Serbisë dhe Kosovës ka krijuar mundësi përfitimi për biznesin shqiptar duke gjallëruar tregtinë mes dy vendeve. Ballkani në rrezik recesioni
Rreziku i një recesioni tjetër në Ballkan është shumë i madh, pasi vendet e tij janë tejet të ekspozuara ndaj krizës në Eurozonë.
Lajmet kryesore
99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë
Ceremoni në ditën e krijimit të shtetit shqiptar
Të ndarë për festat
Kryeqyteti feston Ditën e Flamurit
Rama uron nga Prishtina Ditën e Flamurit