Rama uron nga Prishtina Diten e Flamurit

Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama uroi nga Prishtina të gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Ai në të ditën e tretë të vizitës në Kosovë, u prit nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në takimin me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, lideri socialist vlerësoi se duhet realizuar aspiratën e brezave të rinj për integrime europiane. Nga ana e saj presidentja e Kosoves vlerësoi arritjet në Shqipëri dhe sipas një njoftimi për shtyp, ajo ka thënë se demokracia parlamentare ka arritur sukses.
Programin e Partisë Socialiste për unifikimin e sistemit arsimor, Rama e prezantoi edhe në lëvizjen Vetëvendosje. Por pavarësisht pajtimit në shumë cështje, Edi Rama dhe Albin Kurti ndahen Festa e PavarësisëKryeqyteti feston Ditën e FlamuritPavarësia, Prishtina vishet kuq e zi Presidenti uron shqiptarët për Pavarësinë për sa i përket cështjes së Bashkimit Kombëtar. Ndërsa në takim me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, u diskutua për zhvillimet në Republikën e Kosovës dhe ato në Republikën e Shqipërisë, me theks të vecantë për zhvillimet në veri të Kosovës.
Rama sot takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqin dhe përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Mbremjen e se dieles, kreu i opozites shqiptare qendron ne Gllogjan të Deçanit, ku është pritur nga kryefamiljari i familjes Haradinaj, Hilmi Haradinaj.
“Është nder për mua që kjo familje e madhe ndau disa minuta për të më pritur. Shpresoj në lirimin sa më të shpejtë të Ramushit dhe nga këtu uroj të gjithë shqiptarët në këtë festë të rëndësishme për të gjithë ne”, ka thënë në mes tjerash lideri i Partisë Socialiste.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Presidenti uron shqiptarët për Pavarësinë
Topi në Vlorë: Nderim për Atin e Kombit, Ismail Qemalin
Të ndarë për festat
Kryeqyteti feston Ditën e Flamurit
Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi