E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsulli grek Ikonomus shtyn mandatin për censusin

Konsulli grek në Korçë Teodor Ikonomus do të jetë drejtuesi i konsullatës greke të këtij qyteti edhe gjatë rregjistrimit të popullsisë.

Pavarësisht se mandati i Ikonomus përfundon në muajin shtator burimet nga Omonia konfirmojnë faktin e qëndrimit të tij edhe gjatë procesit të rregjistrimit si dhe deri në daljen e rezultatit.
 

Duket se zgjatja e qëndrimit të Ikonomus ka ardhur si rezultat i vlerësimit për punën e Ikonomus gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Korçës dhe deklaratave ndikuese për ta barazuar juglindjen me Greqinë.
 

Ndërkaq vetë kreu i shoqatës OMONIA në Korçë Ligoraq Karamelo ka pohuar se censusi është një prej objektivave më të rëndësishëm ku vllehët do të vetëdeklarojnë përkatësinë e tyre etnike, kulturore e fetare.
 

Ende nuk dihet nëse Ikonomus do të ketë një mandat të dytë në krye të konsullatës greke në Korçë ndërsa mësohet se momentalisht ai nuk është duke zhvilluar takime apo intervistime me qytetarët dhe i ka caktuar ato përgjatë muajit tetor.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›