Konsulli grek Korcaret greke Korca greke

Teodoros Ikonomus deklaroi dje ne pervjetorin e Omonias se Korca ishte cliruar nga fashistet ne vitin 1940 nga greket
Pershendes popullin helen te Korces me rastin e 70 vjetorit te clirimit nga fashizmi dhe ne pervjetorin te krijimit te OMONIA-s
Konsulli grek ne qytetin e Korces quan korcaret greke ndersa Korcen e quan Greqi. lirimin e qytetit juglindor te Shqiperise nga fashizmi e permend si te kryer ne ne vitin 1940 ne te njejtin vit te cilin Greqia e mban si vitin e clirimit nga fashistet italiane duke e cilesuar ne menyre indirekte Korcen si greke dhe te cliruar nga Greket.
Deklarimet e tij u dhane dje gjate nje takimi ne hotel Konti ne qytetin e Korces gjate festes se 70 vjetorit te krijimit te organizates greke OMONIA e cila perkon edhe me daten e clirimit te Greqeise nga pushtuesit fashiste.
Ne takimin e zhvilluar me kete rast ishin pjesmarres edhe pushtetare dhe drejtues te administrates lokale si prefekti i Qarkut te Korces Andrea Mano kreu i Keshillit te Qarkut kryetari i bashkise se Korces si dhe funksionare te tjere te administrates lokale.
Keta te fundit ishin te pranishem ne salle me ftese te organizates lokale OMONIA e cila kishte organizuar edhe nje takim dhe koktejl me rastin e 70 vjetorit te krijimit te saj.
Nje deklarate e tille duket se eshte ne permasat e nje incidenti diplomatik te pefaqesuesit te nje shteti te huaj pavaresisht se dekalratat e djeshme nuk moren pergjigje nga funksionaret lokale dhe prefekti i qarkut si derguari i qeverise shqiptare ne Korce.
Madje ky i fundit ndodhej ne podiumin e takimit ne momentin e deklarimit te konsullit grek. Thuajse asnje nga pushtetaret e pranishem nuk foli gjate deklarates se guximshme te konsullit grek ndersa shume persona me shtetesi shqiptare qe ndodheshin ne salle braktisen takimin.
Konsulli
I pari pershendeti perfaqesuesi i OMONIA-s i cili pas fjales se tij foli per te folur konsullin grek ne qytetin e Korces Teodors Ikonomus. Dua te pershendes te gjithe popullin helen ne qytetin e Korces me rastin e 70 vjetorit te clirimit nga fashizmi dhe me rastin e pervjetorit te krijimit te organizates OMONIA- e nisi deklarimin e tij konsulli Ikonomus fjalen e tij.
Deklarimi shkaktoi jo pak reagim tek pjesmarresit te cilet mbeten te irrituar nga deklarimi i diplomatit te huaj.
Me tej perfaqesuesi i shtetit grek ne qytetin e Korces vijoi fjalimin e tij Dua te uroj vec festes se krijimit te OMONIAS dhe clirimit te Greqise edhe clirimin e Korces ne vitin 1940 nga pushtuesit fashiste.
Ne kete menyre konsulli grek Ikonomus ka tentuar ta quaje clirimin e qytetit te Korces ne te njejten kohe me Greqine.
Deklarimet e mesiperme Ikonomus i dha ende pa pershendetur as funksionaret e pushtetit lokal si perfaqesues te shtetit shqiptare si dhe as perfaqeuesin e qeverise ne kete qark prefektin Andrea Mano.
Pavaresisht deklaratave provokative te konsullit grek asnje prej perfaqesuesve te shtetit shqiptar ne kete takim nuk reaguan apo te replikonin me diplomatin helen ndersa ai i quajti korcaret helene dhe Korcen Greqi.
Ne te kunder te qendrimit te funksionareve lokale persona te ndryshem dhe individe te ftuar qe ndodheshin ne takim braktisen sallen duke u larguar nga koktejli i pergatitur me kete rast.
Prefekti Nuk degjova gje se flitej greqisht
Prefekti i Korces Andrea Mano eshte nje nga zyrtaret shteterore te pranishem ne mbledhjen e OMONIA-s ku konsulli grek e ka quajtur Korcen Greqi. i kontaktuar dje nga Shekulli Mano pohoi se behej fjale per nje takim per 70-vjetorin e clirimit te Greqise nga fashizmi.
Ai pranoi qe ka qene ne takim i ulur ne podium por tha se nuk e ka degjuar kete pjese pasi eshte folur greqisht. Une degjova perfaqesuesin e OMONIA-s por nuk degjova fjalen e konsullit grek.
Ai foli greqisht dhe une nuk e degjova- deklaroi Mano. i pyetur nga Shekulli per prezencen apo jo te nje perkthyesi ne salle Mano tha se ndodhej nje vajze por qe ai nuk e ka degjuar. Ishte nje vajze qe perkthente por mu duk sikur nuk perkthente mire. Degjoja njerez qe qeshnin ne salle per shkak te perkthimit te saj. Nuk di te ju them me shume ne lidhje me kete fakt qe ju po me thoni shpjegoi dje prefekti Andrea Mano.