E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsulli italian në Vlorë: Jam gay. Shqiptarët më respektuan për këtë gjë

Konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi, që do të lërë Shqipërinë pas 4 vitesh, ka deklaruar se është gay, në një intervistë për GSH. Ai thotë se shqiptarët nuk e kanë paragjykuar për këtë gjë dhe fton edhe të tjerët që janë gay në Shqipëri, të mos kenë frikë ta shprehin.

E them për të gjithë qytetarët e LGBT-së pra për qytetarët shqiptarë me orientim të ndryshëm seksual nga shumica që kam jetuar shumë qetë. Të gjithë njerëzit që na kanë njohur mua dhe partnerin tim nuk e kanë pasur kurrë problem. Kemi qenë gjithmonë të mirëpritur dhe kemi marrë shumë respekt. Nuk kemi perceptuar kurrë asnjë lloj reagimi negativ as nga autoritetet lokale, as nga qytetarët as nga miqtë e shumë vlonatë e qytetarë të tjerë që kemi frekuentuar. Kjo është diçka shumë pozitive sepse është një prej kushteve që duhen përmbushur për integrimin në europë, deklaroi  konsulli italian.

Ai shprehet se sjellja pozitive të popullit shqiptar, në këtë pjesë është shumë më e përparpuar nga çmund të mendohet duke e parë nga jashtë. Megjithatë, ai fton për të bërë kujdes:

Mendoj se ky është një mesazh i mirë për qytetarët shqiptarë me orientim gay ose lesbike sepse besoj se duhet kurajo që pak e nga pak, siç kemi bërë të gjithë, në këto vite, edhe si konsullatë me disa iniciativa në sektorin e mosdiskriminimit, duhet filluar ngadalë të largohet frika për të treguar indentitetin e për të luftuar për të drejtat e secilit. Duhet kërkuar mbrojtja e institucioneve dhe realizimi i aktiviteve për të futur një kulturë kundër diskriminit dhe integrimin tërësor mbi këtë problem. Dikush mund të thotë se mua më kanë pranua sepse jam konsull dhe kam tjetër autoritet, jam i huaj dhe vij nga jashtë. Ndoshta kjo është e vërtetë, roli im më ka mbrojtur dhe ka bërë që njerëzit të mos kundërshtojnë e të më pranojnë. Por besoj se nga mënyra sesi kam jetuar përkrah qytetarëve shqiptarë, jo vetëm unë por edhe partneri im, që vendi nuk ka probleme të këtij lloji, është një ftesë sigurisht me kujdes por të gjithë qytetarët shqiptarë duhet ta konsiderojnë këtë si diçka absolutisht normale dhe ti pranojnë njerëzit për atë që janë në të gjitha fushat.

Ai bashkëjetonte në Vlorë me arkitektin Simone Mazzetto, i cili kishte punuar më parë për Versace, ndërsa gjatë këtyre viteve u bë i njohur në Shqipëri me studion arkitekturore Stile

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›