Konsultime diplomatike Shqipëri-Hungari
Delegacioni hungarez kryesohej nga dhe Sekretari i Shtetit të MPJ të Hungarisë, Jenö Faller. Gjatë takimi janë zhvilluar konsultime diplomatike mes delegacioneve përkatëse.
Të dy palët vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe ranë dakord për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellët. Zv/ministrja Harxhi theksoi se dy sfidat imediate të Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, janë liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit kandidat. Në këtë kuadër ajo e informoi homologun e saj hungarez mbi plotësimin e të gjitha detyrimeve të udhërrëfyesit për vizat si dhe për ecurinë e procesit të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian.
Nga ana e tij, Faller, nënvizoi se Hungaria mbështet plotësisht procesin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me zonën Shengen, duke e konsideruar atë një proces teknik. Në fund, dy palët shkëmbyen protokollin e bashkëpunimit mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme, i cili pritet të nënshkruhet gjatë vizitës të afërt të Ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Péter Balázs në Tiranë.