E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim kosovaro-serb për gjetjen e personave të humbur

Grupi i ndërmjetësuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq përbëhet nga përfaqësues të Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq, familjarët e këtyre personave, shqiptarë dhe serbë, kërkojnë që të shtohet presioni për ndriçimin e fatit të familjarëve të tyre të pagjetur. Takimi i këtij grupi do të ketë karakter pune dhe do të jetë i mbyllur, tha Prenk Gjetaj, përfaqësues i delegacionit nga Prishtina.

Ai thekson se pala kosovare do të shtojë kërkesat për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur, duke u bazuar në informacione të reja. Gjithashtu, Gjetaj ka thënë se delegacioni nga Prishtina do të riaktualizojë çështjen e Rudnicës, ku ishte gërmuar në vitin 2007, nën dyshimin se aty ekziston varrezë masive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›