Konsultime qeveritare gjermano- ruse
Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë synohet të forcohen. Për këtë arsye Angela Merkel është nisur me një delegacion të madh, të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të ekonomisë për në këshillimet qeveritare gjermano-ruse në Jekaterinburg. Dy shtetet do të bashkëpunojnë më ngushtë para së gjithash në ekonomi dhe shkencë.
Para fillimit të këshillimeve qeveritare gjermano-ruse kancelaria, Angela Merkel u takua me shefin e Kremlinit ,Dmitri Medvedev. Qeveritë e të dy vendeve takohen për të 12-ën herë. Përveç Merkelit në takim marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle dhe anëtarë të tjerë kabineti.
Tema kryesore të bisedimeve do jenë program bërthamor Iranian, Afganistani, Lindja e Afërme, Kirgizstani, mbrojtja e klimës dhe siguria energjetike.
Parashikohet të nënshkruhen disa marrëveshje, mes të cilave është një porosi për Siemens-in për 240 trena me vlerë prej 2,2 miliardë eurosh.
Pikë e veçantë do jetë dhe çështja e të drejtave të njeriut, pasi sot është dhe përvjetori I vrasjes së veprimtares Natalja Estemirova.