"Hetimi i masakrës së Tivarit, përgjegjësi kombëtare"
Në reagim të qëndrimit kundërshtues të opozitës për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë për këtë ngjarje tragjike të ndodhur 65 vjet më parë, Topalli, duke iu drejtuar deputetëve socialistë tha se “ishte rasti për të mos u ndarë, për të hetuar mbi dyshimet që bien mbi Ramiz Alinë dhe miqtë e tij të asaj periudhe. është rasti për të hetuar mbi një ngjarje, për të cilën do të ketë përgjegjësi kombëtare. Nuk dimë se sa materiale dhe mundësi do të kemi, por i rëndësishëm është vullneti”.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha se “Partia Socialiste do të kishte një rast të artë për të bërë një distancim nga e shkuara, por për fat të keq e humbi shansin. Sot ne më tepër se kurrë duhet të ishim të bashkuar se Tivari është një nga ngjarjet më dramatike të historisë sonë kombëtare, për të cilën është e pamohueshme dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar të atëhershëm”.
Patozi tha se fakti që të vrarët e të ekzekutuarit janë masakruar jashtë territorit të Shqipërisë, nuk e bën aspak të papërshtatshme nismën për hetimin e kësaj ngjarje, sepse sipas tij mijëra shqiptarët e marrë me dhunë kryesisht nga shtëpitë e tyre në Kosovë, kanë kaluar në territorin shqiptar dhe janë vrarë edhe nga shqiptarët, përveçse nga serbët. “Ndaj ne e kemi detyrim si klasë politike që të ndriçojmë këtë masakër”, shtoi Patozi.