Ruçi: Përgjegjësit e masakrës së Tivarit t’i gjejë Kosova
"Bashkëkombasit tanë më së fundi kanë një shtet të tyre, në të cilin kanë gjithë sovranitetin të organizojnë dhe të ndërmarrin nisma dhe të vendosin për fatin e shtetasve të tyre, qoftë për historitë e vjetra, apo për ato të reja. Ju kërkoj të mos bëni politikë me jetën e të masakruarve të kombit tonë", deklaroi Ruçi në debatin e zhvilluar në kuvend para hapjes së votimit lidhur me ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me masakrën e Tivarit, ku u masakruan shume shqiptare në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Ruçi kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë t’i dalë për zot territorit që mbulon shteti shqiptar dhe të kontribuojë që nënshtetasit shqiptar të respektojnë shtetin e ri kosovar.
"Mos merrni veprime të pamatura që minimumi mjegullojnë dhe maksimumi shfaqësojnë nga përgjegjësitë historike dhe penale të kombeve dhe shteteve të tjera, që historikisht, në shekullin e kaluar sidomos, kanë qenë armiq të shtetit shqiptar dhe të gjithë kombit shqiptar", tha kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.
Menjëherë pas deklaratës së Ruçit, deputetët socialistë u larguan nga salla e kuvendit duke bojkotuar çdo lloj votimi të parashikuar për ditën e sotme.