Konsumi i kafesë, rreth 219 ton më shumë
27/06/2009 Zhdoganimet
Muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje të konsumit të kafesë. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së përgjithshme të Doganave, rezulton se gjatë katër muajve të parë të këtij viti janë zhdoganuar 2 070 ton kafe. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër rezultoi të jetë rreth 219 ton më e lartë. Rritja e importit të kafesë ka sjellë edhe një rritje të të ardhurave të pasqyruara në arkën e buxhetit të shtetit, për këtë periudhë të parë të vitit me rreth 3.5 milionë dollarë. Të dhënat e administratës doganore tregojnë se janë zhdoganuar për këtë sasi prej 2 mijë ton kafe, afërsisht 800 mijë dollarë më tepër në buxhet, në krahasim me vitin e kaluar. Shifrat e zhdoganimeve kanë ardhur në rritje nga vitit në vit. Në vitet 2006-2008, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, u zhdoganuan 18 390 ton kafe, ose 6 534 ton më shumë me rritje në përqindje prej 155 për qind, nga 11 856 ton kafe të zhdoganuar në vitet 2002-2004. Rritja e konsumit të kafesë nuk është tipike vetëm në vendin tonë, por edhe për shumicën e vendeve të Evropës. Studimet tregojnë se më shumë se 75 për qind e popullsisë evropiane konsumon tre filxhanë kafe në ditë mesatarisht.