Fshehja e pistoletës në lumë, pas vrasjes
27/06/2009 Ende s’është gjetur arma
Lidhur me fshehjen e armës së krimit, Avdillari i tregoi policisë se pistoletën tip “TT” e kishte hedhur në lumin e Lanës. Dëshmia në polici e Fatmir Avdillarit, të akuzuar për vrasjen e emigrantit Ardian Tahiri në Tiranë, ka bërë që menjëherë policia të realizojë një operacion jo fort të zakontë. Zhytës dhe polumbarë të forcave speciale RENEA kanë kërkuar me imtësi në lumin e Lanës armën me të cilën është realizuar vrasja e 12 prillit, por nuk kanë arritur ta gjejnë atë. Avdillari u ka thënë oficerëve të policisë se armën e kishte hedhur në lumë pas realizimit të vrasjes, por pistoleta ende nuk është gjetur. Drejtuesit e grupit hetimor pohojnë se pistoleta mund të jetë gjetur nga kalimtarët e ndryshëm. Aktualisht organi i akuzës nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e saj. Ndërkohë që mësohet se “Xubi” ka pranuar autorësinë e krimit dhe pritet që gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ai të kërkojë gjykim të shkurtuar. Kjo është vrasja e dytë e Fatmir Avdillarit, pasi disa vite më parë ai ka kryer një tjetër vrasje, për të cilën është dënuar me 12 vjet burg.