E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsumimi i marijuanes shton rrezikun e mpiksjes se gjakut ne tru

Konsumimi i marijuanës shton rrezikun e iktus, mpiksjes se gjakut ne tru. Zbulimi behet i ditur nga një studim qe do te publikohet ne revisten stroke, ndersa studimi u krye ne universitetin Aukland te Zelandës së Re. 
Marijuana është një substance e paligjshme e përdorur ne gjithë boten dhe për këtë është edhe me e rëndësishme te kuptojmë rreziqet reale qe mund te shkaktoje ajo per shendetin. Ekspertet kane ekzaminuar 160 raste te iktus, tek një grup te rinjsh e te rriturish tek moshat 18-55 vjeç. Ata iu nënshtruan ekzaminit te urinës, ne momentin qe u shtruan ne spital. 16% e kampionit ishte rezultat pozitiv ndaj testit për kanabis sativa kundër 18.1% te pacienteve te tjerë ne spital, pro te shtruar për te tjera patologji. studimi, thotë se përdorimi dhe konsumimi i kanabis shton edhe me shume rrezikon e nje mpiksje te gjakut ne tru. Te dhëna këto qe mund te gjenerojnë me shume ne një shqetësim, përderisa lënda narkotike përdorur dendur. Sipas te dhënave te OKB verën e kaluar, Italia është ne krye te konsumimit te hashashit dhe marijuanes ne kontinentin e vjetër. 
Ne SHBA, marijuana ehste droga me e lehte qe konsumohet. Substanca është e paligjshme ne nivelin federal, por Uashingtoni dhe Kolorado  ishin vendet e para qe miratuan ligjin qe legalizon përdorimin e tyre. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›