Konsumoni kakao për të ruajtur trurin
LONDER- Konsumimi i kakaos është shumë i shëndetshëm për trurin sepse ajo përmban në sasi shumë të mëdha flavonol, një antioksidant që ndihmon në qarkullimin e gjakut në tru. Në këtë përfundim kanë arritur disa studiues britanikë.
Flavonoli tashmë përdoret nga mjekësia për shërimin e sëmundjeve, të cilat lidhen pikërisht me qarkullimin jo normal të gjakut në tru. Megjithatë, jo çdo lloj kakaoje, që shitet nëpër dyqane përmban sasinë e nevojshme të flavonolit.
Pikërisht, ky i fundit i jep kakaos shijen e hidhur dhe për këtë arsye disa prodhues e ulin ndjeshëm përmbajtjen e tij. Por përsëri, prania e shijes së hidhur është tregues se kakaoja që keni blerë nuk është e gjitha e përpunuar.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)