E Diel, 1 Nëntor 2026

Konte: Për Championsin duhen disa lojtarë cilësorë, jo një apo dy

Për trajnerin e Juventusit nuk mjafton as Ibrahimoviç dhe as Higuain për të fituar Ligën e Kampioneve, duhen më shumë. Që Juventusi të fitojë përtej trofeve të futbollit italian, janë të nevojshme jo vetëm blerjet e mëdha, por shumë më tepër. Këtë e thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë Antonio Konte, i cili në një intervistë të gjatë për mediat italiane theksoi se as prania e Ibrahimoviç, Higuain dhe Suarez nul do të mjaftonte për të fituar Championsin. 

Trajneri bardhezi e ka të qartë, që për t’u ngjitur në majë të futbollit europian kërkohet një strategji e zgjatur në kohë dhe për shembull merr modelin e Bajernit të Mynihut. Por a do të qëndrojë Konte te Juventus? Dhe nëse po, cilët lojtarë do të kërkojë në merkato? 

Trajneri bardhezi veçon Edinson Kavanin, si një lojtar të jazhtëzakonshmë të Serisë A, ndërsa EL Sharauin një pasuri të futbollit italian. Por është shpejt të flasësh për merkaton, kur ajo ende nuk ka filluar zyrtarisht, aq më tepër që Konte dhe diçka me Juven për të bërë në tri ndeshjet e fundit: Të thyejë rekordin e 91 pikëve të vendosur nga Kapelo.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›