E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Mori 15 mijë Euro për leje ndërtimi, pranga avokatit 41-vjeçar

pranga-arrestimnTiranë- Një avokat ka rënë në prangat e policisë së Tiranës me akuzën e mashtrimit.

Sipas njoftimit zyrtar, avokati B.Koçi, 41-vjeç ka mashtruar një shtetas me 15 mijë. Sipas bluve, avokati i kishte premtuar atij leje dhe sheshe ndërtimi.

Ndërsa denoncimi është bërë nga vetë qytetari, pasi ka kuptuar se premtimet e avokatit ishin thjesht mashtrime.

Policia e Tiranës ka nisur hetimiet edhe për raste të tjera mashtrimesh.

Ndërsa Koçi është shoqëruar në ambjenet e policisë për të kryer procedurat e tjera të ndalimit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›