E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista zyrtare e PS-së, ja emrat e rinj dhe të përjashtuarit

TIRANE - Partia Socialiste miratoi dje listën e propozuar nga kryetari Rama pas një mbledhjeje që zgjati rreth 2 orë. Ajo që përflitej u vërtetua mbrëmë, kur kryetari i PS, Edi Rama, nuk përfshiu në listën e qarkut të Vlorës dhe në asnjë qark tjetër Arben Malajn, ish-ministrin e suksesshëm të Financave gjatë qeverisjes 8-vjeçare të socialistëve. Malaj është zëvendësuar në këtë qark nga miku i vjetër i Ramës, botuesi Koço Kokëdhima, i cili do të jetë i treti në qarkun e Vlorës, pas Ramës i cili kandidon në këtë qark dhe Leskajt. Debat në Kryesi ka pasur dhe mes Ramës dhe Arben Isarajt, i cili e ka parë veten jashtë listës pa asnjë argument. Në listën kombëtare të PS-së nuk figuron emri i kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropalit, moskandidimi i së cilës ishte paralajmëruar me protesta nga një grup i madh të rinjsh të këtij forumi. Në qarqet e tjera nuk ka pasur surpriza. Pandeli Majko kryeson qarkun e Tiranës, i ndjekur nga Sajmir Tahiri dhe Vasilika Hysi, Fidel Ylli kryeson qarkun e Beratit, Ben Blushi qarkun e Elbasanit, Mimoza Hafizi qarkun e Shkodrës, Blendi Klosi qarkun e Durrësit, ndërsa Namik Dokle është i katërti në këtë qark. Listat kanë lënë jashtë radhëve deputetët si Et’hem Ruka, Marko Bello, Gazmir Bizhga, Albert Caci etj.

EMRAT E RINJ NË LISTAT E PARTISË SOCIALISTE:
1- Lindita Nikolla
2- Parid Cara
3- Spartak Braho
4- Pjerin Ndreu
5- Rakip Suli
6- Milena Harito
7- Koço Kokëdhima
8- Andrea Marto
9- Edmond Leka
10- Gentian Bejko
11- Artur Bushi
12- Alfred Peza
13- Musa Ulqini
14- Arben Kamami
15- Ilirjan Celibashi
16- Majlinda Bufi
17- Ilirian Pendavinji
18- Ilir Xhakolli
19- Ylli Ziçishti
20- Ardit Konomi
21- Namik Kopliku
22- Eduart Bejko
23- Shkëlqim Cani
24- Ulsi Manja
25- Arben Ndoka
26- Vexhi Muçmataj
27- Erion Veliaj
28- Anastas Angjeli

EMRAT QË NUK JANË NË LISTA
1- Marko Bello
2- Qemal Minxhozi
3- Gazmir Bizhga
4- Hazir Gashi
5- Edison Konomi
6- Shegush Ligori
7- Skënder Hasa
8- Albert Caci
9- Arjon Mucaj
10- Ethem Ruka
11- Alfred Dalipi
12- Astrit Beci
13- Paulina Hoxha
14- Ndue Kola
15 Auron Tare
16- Arben Isaraj
17- Arben Malaj

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›