Kontesti maqedono -grek për emrin është bizar

Kontesti maqedono-grek për emrin është kontesti më bizar diplomatik sot në Evropë. Keshtu deklaroi diplomati britanik dhe ndërmjetësuesi i parë ndërkombëtar për emrin Robin O Nil.
"Kontesti për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë është kontesti më bizar dhe më i pakuptimtë diplomatik sot në Evropë. Askush jashtë Greqisë nuk mund të kuptojë se pse Maqedonia do të duhet ta ndërrojë emrin e saj. Për shkak të cilit interes kombëtar bëhet kjo”, thotë O Nil.
Si ndërmjetësues i mëparshëm në kontestin maqedono-grek, O Nil këshillon që shteti të aplikojë për anëtarësim edhe në NATO dhe në BE nën referencën IRJM, e për këtë të presë të merret vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.