Çitaku vazhdon takimet diplomatike në Paris

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme në largim, Vlora Çitaku, gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin e Francës, është takuar me drejtorin për Evropë Kontinentale të Ministrisë së Punës së Jashtme të Francës, Philippe Lefort, dhe diplomatë tjerë të lartë francezë.
Lefort ka përshëndetur progresin e arritur në konsolidimin e institucioneve kosovare. Ai ka premtuar ndihmën e vendit të tij në procesin e mëtejshëm të integrimeve evropiane, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave, njofton MPJ me anë të një komunkate.
Çitaku ka pasur takim edhe me këshilltarin kryesor të presidentit Sarkozy, Jean David Levitte, i cili është i sapo emëruar kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Elysee.