Mesi sfidon Ronaldon ne miqesore
Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo zhvendosin sfiden mes tyre ne Gjeneve te Zvicres aty ku Argjentina dhe Portugalia do te gjejne njera-tjetren sot ne miqesoren e luksit. Per Kristianon nuk them asgje - pohoi dje Mesi lidhur me ndeshjen e sotme i cituar nga edicioni online i te perditshmes sportive argjentinase Ole. Besoj se do te jete nje ndeshje e bukur ku do te kerkojme te argetojme spektatoret. Kjo sfide na sherben neve per tu pergatitur per Kupen e Amerikes. Fitimi i ketij trofeu qe do te zhvillohet ne Argjentine ne qershor eshte synimi yne kryesor. Kur iu kerkua te komentonte deklaraten e trajnerit argjentinas Serxho Batista kampion bote me Maradonen ne Meksike lsquo86 sipas te cilit Mesi do te behet futbollisti me i madh ne histori ne mos eshte qe tani 24-vjecari iu pergjigj me modestine e tij te zakonshme Me i miri nga te gjithe ka qene dhe eshte Maradona. E kam thene shume here dhe e mendoj gjithnje per gjithcka qe Diego na ka dhene ne argjentinasve. Po cili eshte sekreti i suksesit te Mesit Buzeqesh kur luaj dhe argetohem me ate qe bej ne fushe njelloj sic beja kur isha femije. E dua futbollin per mua mbetet nje loje. Do te vazhdoj ta dua pasi eshte menyra me e mire per ta jetuar.