Kontestimi i rezultatit te zgjedhjeve
I mungon nderi lojës sepse nuk ka arbitër.
Ndaj dhe dy forcat politike po shkojnë drejt zgjedhjeve me të njëjtën skemë të paragjykimit të rezultatit.
Në këtë kënd i shohin Fatos Lubonja dhe Henri Cili deklaratat e demokratëve se opozita po përgatit skenarin e 2009-ës për të mos njohur verdiktin e votuesve dhe atyre të opozitës se nëse demokratët fitojnë sërish, loja nuk quhet, ka rënë sistemi.
Për njërin KQZ nuk është e pavarur për tjetrin ajo është e balancuar, por finalja nuk ndryshon.
Dhe ku ndodhen qytetarët në këtë mes, çfarë do të votojnë ata të dielën e 23 qershorit. Do vendosin për programin, do të udhëhiqen nga sloganet apo sistemi ka kufizuar gjithçka në disa llogari matematike.
Shqiptarët kanë treguar inteligjencë në votime. Ashtu do të jenë dhe këtë herë, sipas Henri Cilit, ndonëse diçka kryesore mungon dhe ajo është fryma e ndryshimit.
Ndaj dhe kutitë e votimit duket se nuk do të jenë dhe aq tërheqëse këtë verë.