Zgjedhjet Rama takon per here te dyte aleatet
Pas një takimi të parë në fund të janarit, aleatët e Ramës mblidhen sot për herë të dytë. Ata presin të dëgjojnë nga kryesocialisti një përgjigje ndaj kërkesave që kanë paraqitur pranë Partisë Socialiste në lidhje me formën e bashkëpunimit elektoral.
Mësohet se shumë prej aleatëve të Ramës, që ndërkohë janë shtuar nga 26 në 35, kanë kërkuar përfshirjen në listat e Partisë Socialiste në ato qarqe që japin më shumë deputetë, me qëllim garantimin e një mandati parlamentar.
Nuk mungojnë as ata që kërkojnë poste të tjera në Qeveri. Burimet nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se për të kërkuar një ministër, aleatët duhet t’i ofrojnë Ramës rreth 20-25 mijë vota.
Sipas përllogaritjeve, partitë aleate të PS-së, ndonëse kryesisht shumë të vogla, në zgjedhjet e fundit kanë arritur të mbledhin në total mbi 200 mijë vota.