E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kontingjenti shqiptar në Letoni, kontribut për sigurinë e kufijve lindorë të Aleancës

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Kontingjenti shqiptar në grupbatalionin e NATO-s në Letoni vijon kontributin për sigurinë e vetë batalionit dhe kufijve lindorë të Aleancës.

Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje nga operacionet e zhvilluara nga kontingjenti shqiptar në Letoni.

Trupat shqiptare kanë detyrë asgjësimin dhe pastrimin e municioneve të plasura e të paplasura në Camp Adazi, ku shërbejnë përkrah kolegëve të tyre nga 13 vende të tjera aleate, bëri të ditur MM.

1 nga 12

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›