E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e cigareve Gjykata e Durresit arrest me burg per Mullaj

Gjykata e rrethit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Gerti Mullain 31 vjeç, nga Pogradeci, administrator i një kompanie private. 31 vjeçari Mullai akuzohet për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. Sipas policisë së Durrësit shtetasi u shpall në kërkim me datë  28 dhjetor të vitit që lamë pas, dy ditë pas bllokimit të një sasie të konsiderueshme kontrabandë cigaresh  të  sekuestruara në zonën doganore të Durrësit. Operacioni u zhvillua nga dogana e Durrësit  në  bashkëpunim me antikrimin financiar, të cilët kishin siguruar  informacion në rrugë operative, se në portin e Durrësit do të tentohej të kaloheshin kontrabandë një sasi  prej 945 koli cigaresh duke shmangur një detyrim doganor prej 250 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›