Takimi i pare per 2013 qeveria shpalos projektin e bashkimit
Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e parë për 2013. Këtë mbledhje, kreu i qeverisë e hapi me një urim për vitin e ri për të gjithë shqiptarët.
“Gëzuar Vitin e Ri, një vit i mbarë për shqiptarët, uroj një vit që të realizojë pritshmëritë e tyre. Një vit i mbarë në rritjen e mirëqenies së tyre. Të ecim më tej në projektin madhor të bashkohemi me njëri tjetri, të bashkohemi me Europën, si projekti më i mirë për të ardhmen e shqiptarëve”, vuri në dukje Berisha.
Pas urimit për këtë vit që sapo nisëm, Kryeministri listoi jo vetëm arritjet e qeverisjes përgjatë 2012, por njëkohësisht dhe detyrat që duhet të jenë prioritet për 2013.
“Viti që lamë pas, në 10 mujorin e parë rezulton një rritje e xhiros nga 1 trilion e 346 mld që xhiroja e përgjithshme e sipërmarrjes së vendit ka qenë në 2011, në 2012 është rritur me 101 mld. Sot hyn në fuqi ligji i cili shënon aktin më madhor në reformën fiskale pas vendosjes së taksës së sheshtë, ai i heqjes së TVSH-së për makineritë prodhuese për bizneset e vogla dhe të mesme. Të gjitha bizneset që kanë marrë makinat në përdorim nga jashtë, ato mund ti blejnë këto makineri pa paguar TVSH. Pra rruga më e sigurt për tu mbrojtur nga kjo krizë afatgjatë është të nxisim, të lehtësojmë biznesin në Shqipëri”, vuri në dukje kreu i ekzekutivit. Gjithashtu, një tjetër moment i rëndësishëm është dhe transparenca me publikun. Ndaj Berisha bëri me dije dhe propozimin e tij për të gjithë anëtarët e kabinetit. “Çdo hap i yni do të synojë transparencën e punës tonë. Kemi vendosur sistemin e prokurimit dixhital elektronik, në universitete, në Hipotekën e Tiranës, në sistemin e drejtësisë. Këto ditë vendoset sistemi dixhital për blerjet e vogla. Ajo që unë kërkoj nga ju, lidhet me faktin se ata që kanë një telefon të subvencionuar nga qeveria do ta afishojë numrin në faqen zyrtare të qeverisë. Është një sugjerim, nuk është obligative. Të shfrytëzojmë këtë mjet komunikimi me qytetarët që është shumë i domosdoshëm. Linja falas duhet të funksionojë në çdo ministri., me qëllim që qytetarët të paraqesin ankesat e tyre. Të vendoset brenda 10 ditësh, të jetë dhe numri juaj aty dhe publiku të paraqesë rastet e korrupsionit”, deklaroi Berisha.
Projekti madhor i bashkimit Ndërkohë që një vëmendje të veçantë do të ketë realizimi i projekti madhor “të bashkuar me njëri tjetrin, të bashkuar me Europën”. Për këtë arsye, Kryeministri Berisha shpalosi hapat e parë që do të çojnë përpara realizimin e këtij projekti. “Zoti Bumçi, këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë liga mbarë kombëtare e futbollit, së bashku me ministrinë e Kosovës hartoni projektin. Në mënyrë që, meqë edhe infrastruktura e lejon, të përfhihen të gjithë ekipet. Kjo do të bëjë që atë gjallëri të madhe që ka marrë jeta artistike e cila na ka bashkuar, të shtrihet dhe në kët fushë”, nënvizoi Berisha. Njëkohësisht, një tjetër hap është dhe krijimi i hapësirës unike e valëve transmetuese. “Hapësira unike shqiptare e valëve, me qëllim që mediat kosovare të kenë licensë për transmetim në Shqipëri. Njëkohësisht RTSH duhet t’u krijojë mundësinë e transmetimit dhe ato të shihen nga Konispoli deri në Vermosh. Gjithashtu, do të bisedohet dhe me qeverinë e Kosovës që dhe mediat tona të transmetohen në të gjithë territorin kosovar. Kështu do të hemogjenizohet hapësira”, vuri në dukje shefi i qeverisë. Por një moment jo pak i rëndësishëm është dhe të sjellurit në vëmendje të shqiptarëve në diasporë, moment për të cilin qeveria ka vendosur ngritjen e Komitetit për Diasporën. “ Ne sot do të ngrejmë Komitetin e Diasporës, si një detyrim për shqiptarët në çdo vend të botës. Fati na bëri që të kemi më shumë diasporë sesa shqiptarë në trojet shqiptare. Komiteti do të bëjë çdo gjë për tu ndenjur pranë shqiptarëve të diasporës”, vlerësoi, Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje të parë të qeverisë për vitin 2013.