E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabanda e mallrave ne pranga edhe dy persona te tjere



TIRANE - Operacioni i nisur para pak ditesh per te goditur kontrabanden e mallrave nga Greqia dhe Maqedonia ka vijuar edhe dje duke sjelle arrestimin e dy personave te tjere. Policia e Tiranes beri te ditur se ne kuader te operacionit te koduar me emrin Prespa II u sekuestruan nje sere mallrash kontrabande dhe u arrestuan shtetasit Artur Malushi 43 vjec dhe Festim Bala 23 vjec qe te dy me banim ne Tirane. Arrestimi i tyre u realizua sepse dyshohet se keto shtetas ne bashkepunim me njeri - tjetrin si dhe me shtetasin Vangjo Nicka aktualisht person nen hetim akuzohen per vepren penale te kontrabandes me mallrat e tjera si dhe tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabande - thote zedhenesja e policise Alma Katragjini
Sipas te dhenave te dosjes hetimore keta shtetas ne bashkepunim me shtetas te tjere kalonin mallra kontrabande nga Maqedonia dhe Greqia me pas ne qytetin e Korces me destinacion magazinimin e tyre ne tregun e shumices ne Medresese. Zanafilla e hetimit ishte ne Korce dhe pas verifikimeve te hollesishme u arrit kapja dhe arrestimi i nje shtetasi ne qytetin e juglindor si dhe u be e mundur gjetja e sekuestrimi i mallrave te tjera te magazinuara ne qytetin e Korces. Ne cilesine e proves materiale u bllokuan nje sasi e konsiderueshme mallrash kontrabande mallra te cilat kapin vleren 300 mije euro - thone burimet policore. Sipas tyre vijon puna per kapjen e nje personi tjeter te identifikuar i cili eshte shpallur ne kerkim.

Kontrabanda me konfesionet ne pranga Mergim Terolli

KORCE - Operacion policor kunder kontrabandes se mallrave edhe ne Korce ku mbremjen e se martes ka perfunduar ne pranga nje person dhe jane shpallur ne kerkim edhe dy te tjere. Burimet policore raportojne se ne kuader te operacionit te koduar me emrin Konfeksionet eshte ndaluar shtetasi Mergim Terolli 49 vjec lindur ne Zvezde dhe banues ne Lagjen Nr. 18 Korce si dhe jane shpallur ne kerkim shtetasit M. A. 36 vjec lindur dhe banues ne fshatin Diellas te komunes se Liqenasit dhe bashkefshatari i tij N. S. 35 vjec.
Ky operacion u realizua pas informacioneve te grumbulluara ne rruge operative ku keta shtetas benin futjen ne rruge te kunderligjshme te mallrave kontrabande nepermjet kufirit te Maqedonise ne zonen e Prespes dhe me pas i depozitonin ne banesen e shtetasit Mergim Terolli ku prej aty i shperndanin per shitje ne tregun e lire - thone burimet e policise. Ne perfundim te aksionit policia bllokoi nje sasi te konsiderueshme konfeksionesh kineze te perllogaritura ne vleren e 2 milione lekeve. Pak dite me pare policia zbuloi nje rrjet te shitjes se mallrave kontrabande nga Korca ne Tirane duke arrestuar disa persona.

Ndalohet per shperthimin ne servis dyshime per konflikte pronesie

VLORE - Shoqerohet nje person si i dyshuari kryesor per shperthimin e ndodhur ne oret e vona te dites se marte ne nje servis automjetesh ne qytetin e Vlores. Sipas policise behet fjale per shtetasin E. Sulejmani i cili eshte ndaluar dhe me pas eshte marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Mesohet se dyshimet mbi te kane rene per shkak te nje konflikti pronesie mes tij dhe pronareve te servisit ku keta te fundit permes nje procesi gjyqesor kane marre te drejten e nje prone. Ngjarja ka ndodhur ne katin e pare te nje ndertese 4-kateshe ne lagjen Lirim ne qytetin bregdetar ka tronditur pronaret qe ndodheshin ne katet e mesiperme dhe lagjen. Fatmiresisht nuk ka pasur te lenduar por vetem deme materiale. Sipas policise ka qene sasia prej rreth 200 gramesh eksploziv i llojit tritol qe eshte vendosur ne mjediset e servisit.

Rrezohet kamioni me targa serbe bllokohet aksi Milot-Lac

MILOT- Nje kamion me targa serbe eshte permbysur gje qe ka sjelle bllokimin e aksit Milot - Lac per me shume se 1 ore. Ngjarja ndodhi mbremjen e se merkures duke sjelle radhe te gjata te mjeteve qe qarkullonin nga Tirana drejt Veriut dhe anasjelltas. Burimet zyrtare njoftuan mbreme se rreth ores 2100 mjeti me targa serbe eshte permbysur per shkak te eres se forte dhe shpejtesise se madhe. Fatmiresisht nuk ka pasur asnje viktime por flitet vetem per shoferin e maunes i cili ka marre plage te lehta.
Bllokimi i ures sa Matit ka shkaktuar edhe radhe te gjata automjetesh duke qene se ajo eshte pike lidhjeje per disa qytete ne veri me pjesen tjeter te vendit. Mesohet se radha e automjeteve arrin deri ne 2-3 km. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka punuar deri ne oret e vona per hapjen e qarkullimit.

28 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›