E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket nga spitali mbytet ne liqen gruaja ne depresion



GJIROKASTER - Nje grua ka shkuar bashke me bashkeshortin per te bere viziten te mjeku por eshte zhdukur papritur per ti dhene fund jetes plot halle duke u vetembytur ne lume. Para se te merrte kete veprim ajo ka njoftuar policine me telefon. Kjo ka qene zgjidhja fatale qe beri dje 42-vjecarja Nexhime Kapaj lindur ne Gjirokaster dhe banore ne Vlore. Burimet zyrtare te Policise se qarkut Gjirokaster bejne te ditur se eshte gjetur ne liqenin e Viroit trupi i pajete i gruas e cila prej kohesh vuante nga depresioni. Fillimisht ne mjediset e Komisariatit te Gjirokastres kishte mberritur nje telefonate nga bashkeshorti i viktimes i cili kerkoi ndihme per gjetjen e bashkeshortes qe ishte larguar nga mjediset e spitalit. Por pas rreth 40 minutash edhe vete 42-vjecarja Kapaj ka lajmeruar sallen operative se ndodhej ne liqen.

Ngjarja
Cifti Kapo eshte nisur dje ne mengjes per te bere nje vizite ne Spitalin e Gjirokastres. Familja plot halle kishte nisur procedurat per te fituar KEMP per Nexhime Kapajn. Teksa kishin hyre ne spital dhe po prisnin per te bere viziten kryefamiljari ka dale ne mjediset e jashtme te godines per te pire nje cigare. Sapo eshte kthyer ai nuk e ka gjetur me gruan e tij e cila ishte larguar ne rrethana misterioze. Largimi i 42-vjecares e cila vuante nga depresioni e ka detyruar bashkeshortin qe te kerkoje ndihmen e policise. Rreth ores 1045 ai ka telefonuar ne sallen operative te Drejtorise se Policise duke lajmeruar zhdukjen e rrufeshme. Kaq ka mjaftuar qe te nisin kerkimet per gjetjen e saj.

Operacioni
Deshmite e para te qytetareve ndihmuan Kapajn dhe forcat e policise. Disa persona kishin pare gruan te hipte ne autobusin e linjes Gjirokaster-Viroi. Ne te njejten kohe nje telefonate nga fshati Viro ka lajmeruar policise se ne liqen ndodhej trupi i pajete i nje personi. Drejt vendit te ngjarjes u nisen forcat e policise me grupin hetimor dhe me ekspertin mjeko-ligjor ku kane bere te mundur nxjerrjen e trupit e pajete nga liqeni. Zedhenesi Gentian Mullai tha se vete viktima kishte telefonuar per vendin ku gjendej pak minuta para kryerjes se aktit te vetevrasjes.
Sipas tij nga veprimet e para hetimore te kryera nga grupi hetimor dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se ne trupin e kesaj shtetaseje nuk eshte gjetur asnje shenje dhune apo plage tjeter. Edhe bashkeshorti i viktimes thote se Nexhimja vuante prej kohesh nga depresioni nervor ndaj dhe kishin ardhur ne Gjirokaster per ta nxjerre ne KEMP. Burimet policore sqarojne se materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.

Vetehelmohet me fostoksine ne rrethana misterioze 32-vjecarja

TIRANE - Nje 32-vjecare eshte gjetur e pajete ne banesen e saj ne kryeqytet ndersa policia thote se viktima eshte vetehelmuar. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Kodra e Priftit ne kryeqytet ku shtetasja Ardiana Leka eshte gjetur e vdekur ne banesen e saj. Policia tha se 32-vjecarja kishte konsumuar fostoksine dhe me pas eshte gjetur pa jete nga familjaret e saj. Ata kane lajmeruar menjehere policine ne lidhje me ngjarjen dhe menjehere ne banese ka mberritur grupi hetimor. Sipas informacioneve te fundit nuk jane ende te qarta shkaqet e ngjarjes.

MASA
Arratisja e Tafilit Gjykata e Apelit le ne qeli 8 te arrestuarit

SHKODER - Lihen ne burg 8 efektivet e Burgut te Shen Kollit te akuzuar per shperdorim detyre ne lidhje me arratisjen e Admir Tafilit disa jave me pare. Vendimi eshte dhene gjate seances se djeshme ne Gjykaten e Apelit ne Shkoder. Trupi gjykues ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalle se pare per Sabah Selmanin Gjon Lleshgegen Alban Martinajn Gege Gjecin Gjoke Markun Viktor Jakun Gazmir Cokun dhe mjekun e burgut Fatos Frangu. Nderkohe qe eshte ndryshuar masa per shefin e sigurise se burgut Nazmi Demerxhiu ndaj te cilit eshte caktuar detyrim paraqitjeje. Demerxhiu bashke me 8 efektivet e tjere akuzohen per shperdorim detyre ne ngjarjen e 2 tetorit kur Admir Tafili pasi kishte marre leje bashke me te vellane eshte arratisur nga banesa e tij.
Gjate seances jane zbuluar dhe fakte te reja sipas te cilave ne banesen e te arratisurit nuk ka pasur demtime as ne dritare dhe as gjurme te tij ne tarrace ndersa njeri prej te akuzuarve la te kuptohej se Tafili mund te jete maskuar si grua pasi gjate qendrimit ne shtepi kane hyre dhe 5 persona te tjere.

28 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›