E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e mallrave, vihet nen akuze tregtari

Durres- Nje tregtar u vu nen akuze nga policia e Durresit per "kontrabande mallrash", kurse nje tjeter denoncoi vjedhjen e kamionit te tij me ushqime me vlere 500 mije leke dem te shkaktuara. Burime zyrtare njoftuan se nisi procedimi penal ne gjendje te lire per Dervish Gjyshin 62 vjec, banues ne lagjen nr. 1 te Durresit, pasi gjate kontrollit ne magazinen e dyqanit iu gjeten dhe sekuestruan mallra te ndryshme si gjeneratore dhe pompa uji, te cilat dyshohen te jene futur kontrabande. Ndaj tregtarit eshte ngritur akuza e "mashtrimit" dhe "kontrabandes". Po diten e djeshme jane ndaluar te dyshuarit Shkelzen Marku, 23 vjec dhe Artur Demaj, 28-vjec, i denuar me pare per vjedhje, pasi me 16 nentor te ketij viti kane vjedhur fugonin me targe DR 2263 C, prone e tregtarit Flamur C., si dhe mallra te ndryshme me vlere 500 mije leke. Ne cilesine e proves materiale u be sekuestrimi i mjetit fugon, i cili u gjet ne vendin e quajtur "Bregu i Lumit" Tirane, kurse prokuroria po heton ne akuzen e "vjedhjes ne bashkepunim" dy te ndaluarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›