Kontrasti i gushtit, 3 mijë anarkisët tubim në Zvicër

Zvicra e njohur si vendi me një rend dhe siguri të forte do të jetë mikpritës i një turme të pazakontë prej mbi një mijë anarkistëve globalë në fillim të gushtit.
Rreth 3 mijë anarkistë pritet të zbresin në komuna veriperëndimore të St-Imier, normalisht qytet me 4 mijë e 800 banorë, në Takimin Ndërkombëtar të Anarkizmit nga 8 deri më 12 gusht.
“Ne kemi dëshiruar që të takohemi me anarkistë të të gjitha bindjeve dhe nga vende të ndryshme,” tha Mishel Nemitz, anarkist e St-Imier.
Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në bisedime, debate, programe dhe kryesisht do ta mbajnë gjallë flakën e anarkisë.
Takimi vjen 140 vjet pasi që grupi ombrellë Anarchist International u formua në St-Imier pas përleshjeve në mes anëtarëve anarkistë dhe atyre marksistë në Shoqatën Ndërkombëtare të Punëtorëve në Kongresin e Hagës.