E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, zjarr në një masiv pyjor,digjen stallat e bagëtive

Vazhdon vala e zjarreve të shënuara në vend për këtë sezon veror. Mesditën e sotme një zjarr i madh është shënuar Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Valmor të komunës Selitë, ku një masiv i madh pyjor është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zgjerimit të përmasave të tij janë djegur disa stalla të bagëtive të zones, ndërkohë që zjarrfikësit të mbërritur në vendngjarje kanë arritur të vënë nën kontroll flakët e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›