E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kontrata e lobimit të PD, Celibashi: Nuk është depozituar në KQZ, afati përfundon 60 ditë pas zgjedhjeve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, komentoi për herë të parë kontratën e publikuar së fundmi për lobim të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryekomisioneri u shpreh se KQZ-ja nuk e disponon këtë kontratë dhe nuk ka asnjë detyrim ligjore që t’ia kërkojë PD-së dokumentin.

“Detyrimi për subjektet zgjedhore, përfshirë në këtë rast edhe Koalicionin Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore për të depozituar çdo dokument që flet mbi të ardhurat dhe shpenzimet përfundon jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Nuk ka asnjë detyrim për këtë subjekt dhe për këdo subjekt tjetër që të depozitojë në KQZ, në këtë moment, dokumente të cilat tregojnë të ardhurat dhe shpenzimet,” u shpreh z. Celibashi.

Kryekomisioneri shpjegoi edhe si po ecën procesi i dorëzimit dhe i votimit të diasporës, duke thënë se nuk ka problematika serioze.

Një koment, z. Celibashi e bëri dhe për gjuhën e përdorur nga liderët e partive në fushatë elektorale, që shpesh është konsideruar problematike.

“Çfarë të them?! Të them që ata nuk dëgjojnë,” tha kryekomisioneri i zgjedhjeve duke buzëqeshur.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›