Kontrata “magjike”: Dua të firmos për pesë!

“Gib mir funf!”. “Dua të nënshkruaj për pesë!”. Ky ishte titulli i madh sportiv i revistës prestigjioze gjermane “Der Spiegel” në seksionin sportiv të versionit të saj online.
Kur Riberi, Boateng apo Khedira nënshkruan një “kontratë-pesë-vjeçare”, atëherë biznesi i futbollit i ka të gjitha mundësitë të funksionojë. Ekipi ka më shumë hapësirë për ta trajtuar, lojtartët nga ana e tyre janë të sigurt për një kohë të gjatë. Dhe kur flitet për lojtarë të nivelit ndërkombëtar, të dyja palët kanë mundësi të “luajnë poker”.
Ylli i Bajernit, Frenk Riberi, nënshkroi në muajin maj një kontratë pesëvjeçar, Sami Khedira te Reali i Madridit bëri të njëjtën gjë. Edhe lojtari i Kombëtares gjermane, Zherom Boateng firmosi për pesë vjet me sheikët e Mançester Sitit.
Kontatat afatgjata duket se janë një biznes i suksesshëm në futboll.
Normalisht një kontratë hartohet nën kushte të caktuara, që të dyja palët të jenë të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë legale. Por në futbollin e majave kjo është diçka tjetër.
Këtu ka një kontratë midis ekipit dhe lojtarit, të nënshkruar sigurisht mbi një letër, por që të dyja palët janë në kërkim të përhershëm për të nxjerrë përfitimin maksimal.
Lojtari, i cili ndërkohë ka siguruar një raport pune me punëdhënësin e ti, dhe nga ana tjetër klubi që paguan dhe rrit vlerat e futbollistit në treg. Kur flitet për lojtarë klasi, sado e “dhjamur” të jetë pagesa e tij, klubi ia del të përfitojë kur ai shitet te një klub i një formati më të madh. Sa më e gjatë tëe jetë një kontratë, aq mirë.
Menaxherët e zotë të një klubi investojnë shumë të futbollistë të rinj të talentuar e që ekspertët i vlerësojnë me të ardhme.
Kur një top-klub, si për shembull Reali i Madridit, kërkon një lojtar cilësor (rasti Khedira), atëherë shumat e shpenzuar për lojtarin sigurisht që ja kanë vlejtur.
Rasti i Mesut Ozilit te Verder Bremeni është paksa shqetësues. Mesfushori 21-vjeçar kishte nënshkruar për tre vjet me Verderin në vitin 2008, dhe kontrata e tij skadon një vit më pas. Nëse ai nuk do të rinovonte, atëherë çdo ekip i madh do ta merrte atë në parametra zero, duke siguruar për vete në pagesë princërish.
Për fat të mirë, duket se ky rrezik po kalon, pasi vetë lojtari i Kombëtares gjermane dhe një nga yjet e botës është shprehur i gatshëm të rinovojë me skuadrën e tij, duke i qëndruar besnik klubit, që në fakt, investoi për të.
Gjithsesi, kontrata e gjata kanë dhe rrezikun e tyre, pasi askush nuk mund të garantojë, që ylli, gjatë pesë viteve të kontratës së tij të ruajë të njëjtën top-formë.
Bajerni i Munihut nënshkroi të premten me yllin e ri të futbollit botëror, Tomas Myler. Afati i kontratës së tij: pesë vjet.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 06 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili