E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, shorti për shqiptarët

Ekipet “shqiptare” në Ligën e Europës njohën kundërshtarët e tyre në raundin me play-off. Pesë lojtarë shqiptarë do të luajnë në këtë tur: Lorik Cana me Gallatasarajin, Hamdi Salihi dhe Atdhe Nuhiun me Rapidin e Vjenës dhe Admir Teli dhe Ansi Agolli me Karabagun.

SALIHI – NUHIU
Austriakët e Rapidit të Vjenës, në të cilin aktivizohen të dy sulmuesit shqiptarë, Hamdi Salihi dhe Atdhe Nuhiu, do të përballet me anglezët e Aston Vilës, dy kundërshtarët që e sfiduan njëri-tjetrin edhe sezonin e kaluar, po në këtë fazë.

LORIK CANA
Gallatasaraji i Lorik Canës pas eliminimit të bujshëm të skuadrës serbe, OFK Beograd, do të përballet me ukrainasit e Karpati Lviv.

TELI – AGOLLI
Azerbajxhanasit e Karabag, me dy shqiptarë në formacionin titullar: mbrojtësin Admir Teli dhe mesfushorin Ansi Agolli, do të sfidojë gjermanët e Borusias së Dortmundit,fituese e Ligës së Kampioneve në vitin 1997.

Skuadrat “antishqiptare”

Në lojë në Ligën e Europës janë dhe dy skuadrat që eliminuan Tiranën e Laçin. Holandezët e Utrehtit pas eliminimit të Lucernës do të sfidojë një skuadër tjetër “portokalli”, Fejenordin. Bjellorusët e Dnepr Mogilev, të cilët eliminuan Laçin (në turin e parë) do të përballen spanjollët e Vilarealit.

Olimpiakosi shkarkon trajnerin

Vetëm 53 ditë qëndroi Evald Linen në bankinën e Olimpikosit. Trajneri gjerman u shkarkua pas eliminimit nga izraelitët e Makabi Tel-Aviv në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës. Olimpiakosi eliminoi Besën e Kavajës në turin e dytë me dy fitore të thella. (5-0, 6-1). Klubi grek tashmë është në kërkim të një trajneri të ri.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 06 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›