Kontratat e qeverise se Tiranes qe kane blere nderkombetaret

Ne 1 shkurt 2011 SHBA shprehej se e vleresonte partneritetin me Egjiptin por i bente thirrje presidentit Mubarak per reforma demokratike. Pas 10 diteve perballe qendreses se paepur te popullit egjiptian ne sheshin Tahrir SHBA-te kerkonin tranzicion te vertete dhe te qete ne Egjipt duke nenkuptuar daljen e shpejte te z.Mubarak nga skena.
Pervec pasjes se nje partneri besnik ne bisedimet e paqes per Lindjen e Mesme ne tri dekadat e fundit SHBA ishte eksportuesi me i rendesishem i armeve ne Egjipt duke u sjelle shume perfitime amerikaneve. Sipas nje raporti sekret te ambasades amerikane ne Kajro te botuar ne Wikileaks vetem gjiganti i armatimeve Lockhead Martin kishte nenshkruar ne 10 vitet e fundit kontrata per shitjen e armeve ne Egjipt ne vlere prej 38 miliarde dollare koncerni General Dynamics shiti prej vitit 2001 tanke ne vlere prej rreth 25 miliarde dollaresh ndersa koncerni Boeing beri kontrata ne vlere prej 17 miliarde dollaresh.
Ne Tunizi po e njejta panorame. Ndersa policia e presidentit Ben Ali kishte vrare dhjetra njerez ne perleshje Michelle Alliot-Marie Ministri e Mbrotjes se shtetit francez deklaronte ne mes te janarit se Franca eshte e gatshme ti ofroje presidentit Ben Ali gjithe dijen e saj te rendesishme ne administrimin e manifestimeve te dhunshme publike. Ajo i referohej deklarates se muajve me pare te Dominique Strauss-Kahn president aktual i Bankes Boterore i cili lavderonte progresin e arritur te Tunisize.
Mediat franceze kur permendin skandalin e qendrimit francez ndaj diktatorit tunizian i referohen edhe rastit te diktatorit te Haitit Zhan Klod Duvalje i cili ne 1986 pasi u perzu nga vendi i tij ne menyre te ngjashme me Ben Aliun gjeti strehe ne Paris bashke me 900 milione dollaret qe i kishte rrembyer popullit haitian.
Pra me pak fjale ne keto dy vende perendimi demokratik kishte ofruar mbeshtetjen e vet te gjithanshme per vendet qe qeveriseshin nga lideret autokrate ndersa keta te fundit kishin bere gjithcka per ta shperlbyer kete duke u dhene ne kembim favore ekonomike dhe te mira materiale te kombeve te tyre.
Shqiperia
Ne te gjitha qeverisjet e pas vitit 90 lideret politike ne qeverisje kane shfrytezuar te mirat e vendit per te blere pa thonjeza mbeshtetjen e huaj. Te majte apo te djathte qofshin kane investuar edhe financiarisht qe te merrnin ndonje foto ne kancelarite e huaja per te pasur mbeshtetjen politike ne vend. Pesimi i Sali Berishes ne vitet 1996-1997 kur doli kunder SHBA-ve u be mesim jo vetem per te por edhe per te tjere ndaj nuk eshte per tu habitur pse ata kane qene te gatshem ta shesin vendin si ne tregun e gjese se gjalle me copa ne emer te investimeve te huaja dhe zhvillimit ekonomik te vendit.
Ne fjalen e tij pese dite me pare ne mbledhjen e qeverise kryeministri Berisha theksonte se Shqiperia brenda pak viteve eshte bere nje nga vendet me terheqese per investimet e huaja sepse ndersa ne vitin 2006 nga 141 vende ajo renditej e 80-a ne 2009 eshte ngjitur me 55 vende duke u renditur ne vendin e 25-te ose ne shifra ne 2006 investimet e huaja ishin 258 milione euro ne vitin 2009 mbi 700 milione euro. Po kush erdhi ne Shqiperi
Qeveria ua ka hapur deren te gjitheve jo vetem per biznesin e ndershem por edhe ate vrases sic ishte ai e demontimit te municioneve apo sic eshte ky i plehrave. Nje liste e gjate kryesuar nga SHBA-te vendet fqinje apo me tutje te cilat kane pasur dyert e hapura ne kembim te mbeshtetjes politike ndaj qeverise per te bere milionat me ekonomine shqiptare.
SHBA
Ne qeverisjen e pare Sali Berisha e kishte dreqosur me amerikanet derisa ishte shpallur armik nga administrata Klinton. Por heren e dyte te ardhjes ne pushtet ai kishte vene mend duke u hapur krahun amerikaneve dhe bizneseve te tyre te ligjshme apo jo te leverdisshme apo jo per Shqiperine. Viti 2006 ishte i amerikaneve. Ish-ambasadorja amerikane Marsi Ris do te nenshkruante disa prej bashkepunimeve me te bujshme ne Shqiperi.
Ne Fier ishte projektuar per tu nderuar nje TEC dhe nje impiant gazi ne Fier qe do sherbente edhe per Italine nje investim prej 19 miliarde dollaresh. Ky projekt eshte investimi me i madh qe eshte bere ndonjehere ne Shqiperi-shprehej ambasadorja Ris duke theksuar faktin se biznesi amerikan merrte pjese ne kete projekt me afro 600 milione dollare per te ndertuar nje stacion rigazifikimi me kapacitet vjetor prej 10 miliard meter kub gaz ndersa termocentrali do te ishte me tre faza nga 400 Megavat secila.
Po ate vit ambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Marsi Ris gjate ceremonise se nenshkrimit te marreveshjes per ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash shprehej se qellimi im eshte te mbeshtes dhe inkurajoj nje prezence me te madhe te biznesit amerikan ne Shqiperi. Atehere fituesja e parazgjedhur kompania amerikane Bechtel merrte persiper te bente segmentin rrugor Rreshen-Kalimash ku tuneli i Kalimashit me gjatesi rreth 5 km do te kushtonte rreth 110 milion euro per vetem dy kalime. Ne bashkepunim me te do te ishte turkja Enka Construction Industry Co. Inc nje nga kompanite qe drejton industrine e ndertimit ne Turqi.
Sot pas gati pese vitesh rruga ka perfunduar por me pare ajo perfundoi ne prokurori si nje rruge pa projekt dhe pa kosto. Sot ajo eshte rruga me e shtrenjte ne vend me nje kosto qe llogaritet ne 1.3 miliarde euro dhe ka gelltitur 50 per qind te shumes se investime per infrastrukturen rrugore ne Shqiperi prej vitit 2005. Nuk mbaron me kaq. Bechtel-Enka ka shume siguri per te marre edhe ndertimin e rrugeve Tirane-Elbasan dhe Tepelene-Berat dhe me aq seriozitet saqe pak jave me pare ne takim me Berishen ishte presidenti dhe themeluesi i kompanise Riley Bechtel sepse behet fjale per nje fature per 500 milione euro.
Karta amerikane ishte perdorur per te privatizuar edhe kompanine e vetme e prodhimit dhe perpunimit te naftes ne Shqiperi ARMO. Fituesi i gares kishte perfshire ne emrin e konsorciumit amerikan Rafineri Asociated Anica Texas me shifren 125 milione euro si dhe 2405 milione euro per investime ne 4 vitet e ardhshme. Ajo ishte vetem koperture dhe sot privatizimi ka deshtuar.
Ne vitin 2001 qeveria socialiste do te ftonte kompanine Lockheed Martin per te financuar sistemin e kontrollit te hapesires ajrore. Ne gusht 2006 ajo nenshkroi kontraten e dyte per Sistemin e Integruar te Vezhgimit Bregdetar prej 17 4 milione dollaresh ndersa prej vitit 2001 kishte investuar mbi 29 milione euro dhe te gjitha keto fonde ishin mes agjencise Nacionale te Trafikut Ajror BNP Paribas dhe Export-Import Bank e SHBA-se dhe vete fondeve te buxhetit te shtetit shqiptar pra me leket e shqiptareve.
Greqia
Nese ka qeveri me te interesuar per ruajtjen e status-quose ne Shqiperi eshte ajo e Athines. Qeverite shqiptare e kane shnderruar ekonomine vendase te varur nga ekonomia Helene ndersa Shqiperia eshte tregu ne veri te Greqise nga ku vilet valuta qe kthehet ne Athine. Greket kane zaptuar sektoret kryesore te sherbimeve furnizimit me lendet djegese apo mallrat e konsumit te perditshem kompanite greke jane shnderruar ne aktore te para te ekonomise shqiptare. 50 per qind e totalit te investimeve te huaja ne Shqiperi i perkasin Greqise.
Investimet greke e kane ndihmuar shume tranzicionin shqiptar por nga ana tjeter ato kane perfituar shume here me teper nga Shqiperia dhe shqiptaret. Qindra milione euro te konsumatoreve shqiptare ne tregun e telefonise apo qindra milione te tjere te tregut bankar perfundojne te kompanite mema ne Athine duke ndihmuar ne ekonomine greke po aq sa puna dhe kursimet e 1 milione emigranteve shqiptare qe aq shume kane dhene per ekonomine helene ne keto dy dekada. Numri i bizneseve greke ne Shqiperi llogaritet ne 110 Greqia eshte partneri i dyte tregtar i Shqiperise pas Italise ndersa sipermarrjet greke kane realizuar nje volum investimesh me mbi 1 miliarde euro dhe keto jane kryesisht ne sherbime apo tregun bankar.
Qeveria nuk ka shitur ekonomine por tentoi te shese edhe vendin. Kulmi ishte pakti detar i cili i jepte Athines 355 kilometer hapesire detare ne Jon zone shume e pasur me nafte dhe gaz sic po del perdite e me teper nga raportet e fundit. Komploti antishqiptar i qeverise Berisha nisi ne gusht te 2007-es dhe u firmos ne 27 prill 2009 nga ministri i Jashtem i Shqiperise Basha dhe Greqise Bakojanis ne prani te dy kryeministrave Berisha dhe Karamanlis. Ne 25 Shtator 2009 anetaret e Komisionit te Ligjeve pa pranine e opozites e miratuan duke shenuar nje skandal te paprecedente.
Dinjiteti i Shqiperise u vu ne vend nga vendimi i Gjykates Kushtetuese nje vit me pare por qeveria greke tashme me shumice te majte ka kerkuar nje negociim tjeter sepse rezervat e hidrokarbureve po presin shfrytezimin dhe qeveria shqiptare ka shprehur vendosmerine per ti cuar deri ne fund planet per ndarjen e detit dhe te shelfit kontinental me Greqine.
Italia
Kopshti prapa shtepise. Italia keshtu e ka Shqiperine prej gati nje dekade. Ish-kryeministri Nano ishte shume bujar me italianet duke u krijuar lehtesira te papara qe u thelluan nga pasardhesi Berisha. Ai sapo erdhi ne pushtet ne shtator 2005 si askund tjeter ne bote me nje urdher te homologut Italian vendosi ne parlament Moratoriumin e mjeteve lundruese ne Shqiperi ne emer te luftes ndaj skafisteve ndeshkim qe eshte riperterire dhe per nje afat tjeter.
Shume prej kontratave te nenshkruara dhe te denoncuara nga demokratet sic ishte Petrolifera ne Vlore mbeten ne fuqi dhe sot jane perfunduar. Por shume te tjera jane ne rruge e siper sigurisht jo per te miren e shqiptareve. Refuzimi ne bllok i popullsise ne jug te Italise ndaj projektit eolik te sipermarresit sicilian Salvatore Moncada gjeti strehe ne 2008 ne Shqiperi. Ne gadishullin e Karaburunit me nje investim prej 1.015 miliarde euro do te ndertohet centrali me i madh eolik ne Europe prej 500 megavatesh dhe me nje kabell nenujor do te cohet energjia ne Itali.
Ne endrren e tij per ta bere Shqiperine nje superfuqi te vogel energjetike ne Ballkan Berisha eshte shprehur i gatshem per tu dhene italianeve shfrytezimin e 20 miliard kilovat/ore energji prodhimin e 5 mije megavateve me ane te energjise me ere dhe padyshim prodhimin e energjise berthamore pas interesimeve te gjigandit te energjetikes italiane Enel. Gjate vizites se Berluskonit ne 2008 ne Shqiperi u nenshkruan disa marreveshje si ajo e grupit Falcione per realizimin e nje rigazifikatori ne Fier dhe e firmes Colacem per ndertimin e nje fabrike cimentoje ne Lezhe.
Italianet kane marre edhe disa projekte te medha energjetike.
Por investimi me i madh qe mund ti bente Berisha qeverise italiane ishte ofrimi i vendit si baze per mbledhjen e mbeturinave urbane ose jo nje problem akut per jugun e Italise. Pak muaj me pare Ministria e Mjedisit dhe qeveria hartuan te ashtuquajtur liste te gjelber te mbeturinave qe duhen importuar gjoja per nevoja te industrise ricikluese ne vend e cila ka nevoja per plehra te pastra por nderkohe qeveria shqiptare ka ne plan te ndertoje inceneratore per te djegur plehrat urbane dhe padyshim nuk eshte mohuar se vendi do te marre plehrat edhe nga Italia.
Franca
Dua te inkurajoj qeverine shqiptare per krijimin e nje klime te mire per biznesin. Modernizimi i administrates dhe perparimi ne fushen fiskale duhet te terheqin me shume investime ne Shqiperi. Shkembimet tregtare krahasuar me vitin e kaluar jane dyfishuar e vecanerisht me blerjet e fundit te helikoptereve. Ishte fjala e Sekretares se Shtetit per Tregtine e Jashtme Anne Marie Idrac ne qeverine franceze qe shprehte mbeshtetjen maksimale per qeverine Berisha.
Dy vite me pare Sali Berisha do te firmoste ne Paris nje kontrate me vlere 78 milione euro per blerjen e 5 helikoptereve ushtarake nga kompania europiane EuroCopter duke shenuar shpenzimin me te madh shqiptar per ushtrine. Qeveria e justifikoi kete blerje me modernizimin e forcave ajrore dhe mundesine financiare me faktin e rritjes se buxhetit per ushtrine ne shifren 2 per qind GDP-se kusht i vene per anetaresimin ne NATO.
Berisha ishte pritur nga presidenti Sarkozi me 24 prill 2009 shume i interesuar per firmosjen e marreveshjes ne fjale. Revista franceze LExpres theksonte dy vite me pare vemendjen e politikes franceze ndaj kontrates duke permendur edhe viziten e Berishes ne France perpara se te perzgjidhej fituesi. Por bingo me e madhe franceze me parate e shqiptareve u be me kontraten koncesionare te nenshkruar mes qeverise shqiptare dhe firmes franceze SAGEM. Ne mars 2008 firma u shpall fituese e koncesionit per prodhimin e pasaportave te reja biometrike dhe kartat e identitetit te shqiptareve dhe pse dosja e tyre ishte e paplote.
Por me e rende ishte CV-ja e firmes ne vende te tjera. Ne Nigeri SAGEM kishte bere kartat e identitetit por procesi deshtoi i manipuluar cka solli arrestime dhe denime zyrtaresh vendore ndersa dy ministra te qeverise se Nigerise u denuan per marrje ryshfeti. Pa sukses kishte rezultuar edhe nje eksperience ne Kosove pasi UNMIK-u kontraktoi kete kompani franceze per te sjelle pajisjet dhe sistemin e regjistrimit te gjurmeve te gishterinjve te popullsise por pajisjet dhe sistemi i saj deshtuan duke bere anulimin e procesit.
Fakti me i rende ishte se shteti shqiptar shiste nje koncesion shume fitimprures. shte firma franceze ajo qe perfiton parate e pajisjes se rreth 4 milione shqiptareve me karta identiteti pasaporta biometrike me nje cmim me te larte se bie fjala ne Maqedonine fqinje dhe ku te marresh nje dokument te tille sot eshte bere torture dhe tallje nga firma prodhuese.
Turqia
Ne fushaten per zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut 2005 Sali Berisha denonconte Nanon se Albtelecomi ishte shitur lire sepse vlente rreth 300 milione euro dhe se socialistet kishin futur ne xhep nga ky privatizim 100 milion euro. Me 12 tetor 2005 shumica e Berishes ne Kuvend e bllokoi privatizimin por me pas Berisha nderroi mendje Une e informova kryeministrin Erdogan se kompania e konsulences nderkombetare ka mbaruar ekspertizen e saj.
Sipas gjykimit te eksperteve mbi kete ekspertize kontrata ekzistuese ka nevoje te rishqyrtohet ne nene te caktuara. Jam informuar se zoti Ahmet alik ka treguar vullnet te plote te angazhohet ne rinegociimin e kontrates dhe une jam optimist ne rezultatin e ketyre negociatave-shprehej ai pas nje vizite zyrtare ne Ankara.
Pas kesaj procesi i privatizimit te kompanise se vetme shteterore te telefonise fikse u konsiderua i mbyllur. Ne maj te 2005-es kompania turke alik Energy ishte shpallur fituese e tenderit per privatizimin e 76 per qind te aksioneve te Albtelekom-it duke ofruar 120 milione euro dhe po ai Kuvend i drejtuar nga PD do ta kalonte duke cimentuar lidhjen me homologun turk.
Ne 25 qershor 2009 vetem tre dite para zgjedhjeve vendore kryeministri Erdogan do te vinte krah Berishes ne perurimin elektoral te autostrades Rreshen-Kalimash. Une deshiroj te falenderoj te pershendes dhe te pergezoj ne pranine tuaj mikun tim Sali Berisha ministrat shqiptare dhe te gjitha ata qe punuan per kete veper- shprehej Erdogan per rrugen cila firmes turke i kishte nje norme fitimi mbi 27 per qind qindra vende pune per punonjesit turq dhe me pas projekte ne vazhdimesi ne Shqiperi dhe ne Kosove.
ekia
Ne 28 prill 2009 dy muaj para zgjedhjeve parlamentare kryeministri Berisha do te fluturonte drejt Prages per te dorezuar aplikimin per statusin e kandidatit ne BE. Edhe pse ishte keshilluar te mos e bente nje veprim te tille nga udheheqesit e vendeve te BE-se sepse Shqiperia nuk kishte plotesuar shume kushte Berisha ia la ne dore aplikimin homologut cek Mirek Topolanek.
Berisha nuk e kishte fshehur qellimin elektoral te vizites sepse ne 4 prill Shqiperia sapo kishte marre anetaresimin ne NATO. Dukej qarte se pas fjaleve te kortezise ceket duhet ti kthenin nje nder Berishes. Qeveria shqiptare sapo i kishte dhene nje cope te majme te ekonomise kombetare gjigandit cek te energjetikes EZ duke u shitur OSSH-ne.
Sigurisht per nje grusht eurosh. Me nje VKM te hartuar para privatizimit qeveria rriti pronat e patundeshme te OSSH-se dhe i hoqi borxhet duke ia lene ate buxhetit te shtetit. eket e CEZ fitues te tenderit nderkombetar per blerjen e 76 per qind te aksioneve te kompanise shteterore te Shperndarjes se energjise elektrike OSSH perfituan keshtu ulje rreth 60 milione euro nga cmimi i paracaktuar ndersa kishin ofruar vetem 102 milione euro per te. Se ai ishte nje privatizim klientelisht e tregoi koha.
Nje vit me vone sipas Entit Rregullator te Energjise arketimet ishin vetem 50 per qind dhe po keshtu edhe ne 2010. Ne vend te rritjes se performances ceket e perkrahur nga qeveria rriten cmimin e energjise ne 13 per qind kur kishin kerkuar 44 per qind dhe tejfryne faturimet cka e ka futur sherbimin e energjise ne kolaps.
Lobimi fatura e shtrenjte me parate e shqiptareve
Nga SHBA-te deri ne Europe qeveria e Berishes ka shpenzuar pa hesap per te fituar lobiste. PD do te bente fushate me kompanine amerikane BGR kundrejt nje kontrate jotransperente. Partia ne pushtet edhe sot e kesaj dite nuk ka zbardhur asgje nga kontrata e neshkruar para zgjedhjeve te korrikut 2005.
Ne 2006-en nje ish-guvernator dhe ish-sekretarit amerikan per sigurine kombetare Tom Rixh i larguar nga administrata e Bush ne kembim te lobimit per afrimin e Shqiperise ne NATO dhe rritjen e Sigurise Kombetare u pagua me nje fature prej 480 mije dollaresh amerikane dhe pervec kesaj atij i ishin hequr me parate e taksapaguesve shqiptare edhe shpenzimet e udhetimit apo qendrimit ne Shqiperi ku rendom vinte i shoqeruar nga sekseri serbo-boshnjak Damir Fazllic aq i permendur ne Ballkan si i lidhur me krime dhe trafiqe dhe qe kohet e fundit shoqeron ish-gjeneralin e luftes se Kosoves Uesli Klark per biznesin e lojerave te fatit. Nje tjeter pazar per lobimin ekonomik te Shqiperise ishte nenshkuar nga qeveria Berisha ne tetor 2006 me forumin Krans Montana per te organizuar aktivitete dhe takime lobuese me nje fature prej 250 mije eurosh ne vit dhe nje kontrate qe duhej mbajtur teresisht konfidenciale.
Implikimi amerikan ne Gerdec
SHBA-te ishin te perfshira ne biznesin vrases se Gerdecit. Jo vetem nga fakti se nje 22-vjecar amerikan si Efraim Diveroli kishte marre nga Pentagoni kontraten 300 milione dollare amerikane per te cuar arme dhe municione per trupat afgane jo vetem nga fakti tjeter se per te demontuar municionet ishte caktuar nje firme amerikane si SAC. SHBA me ane te ambasades se saj ne Tirane ishte ne dijeni te procesit qe kishte nisur ne Shqiperi prej vitit 2007 dhe qe perfundoi tragjikisht ne 15 mars 2008.
Ne qershor 2008 kongesmenet demokrate ne SHBA kishin akuzuar ambasadorin amerikan John Withers se kishte fshehur te verteten per armet kineze qe iu shiten Pentagonit nga pala shqiptare nepermjet kompanise se Diverol. Kongresmeni Henry Waxman i dergoi nje leter Condoleezza Rice duke e informuar per takimin e fshehte qe Withers beri me Mediun pas te cilit u ra dakort te fshiheshin armet kineze nga Rinasi qe te mos i pikaste nje gazetar i New York Times.
Ne nentor 2007 Mediu urdheroi qe municionet kineze te zhvendoseshin perpara vizites se gazetarit amerikan duke kerkuar fshehjen e fishekeve duke i larguar ato permes aeroportit te Rinasit duke ngarkuar gjeneral Spahiun sipas urdherit te ambasadorit amerikan gjate takimit te gjate Withers-Mediu ku kishte qene i pranishem edhe majori Harrison i cili do te deshmonte per kete edhe ne Kongresin amerikan. Pas hetimeve Departamenti i shtetit e nxorri te paperlyer ambasadorin ne Shqiperi.
Ne vitin 2007 kur minister i Mbrojtjes ishte po Fatmir Mediu dhe kryeminister Sali Berisha dy kongresmene amerikane Richard Lugar dhe Sam Nunn do te njoftonin gjithe gezim shkaterrimin nga qeveria shqiptare e nje rezerve 16 ton te armeve kimike vdekjeprurese te mbetura nga Lufta e Ftohte duke e bere vendin tone te parin vend ne bote pa arme kimike. Fondet qe mendohen se ishin nga 20-50 milione dollare dhe ishin harxhuar per te asgjesuar lende helmuese luftarake sepse asnjehere vendi nuk kishte pasur arme kimike cka e ben shume dyshues kete aksion dhe shumen e perdorur duke implikuar ne kete aksion edhe dy kongresmenet amerikane.