Zgjedhjet lokale, Topi takon sot ambasadorin e OSBE-së
Kreu i shtetit Bamir Topi pritet të takojë sot kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëolfarth në lidhje me zgjedhjet vendore të 8 majit.
Pritet që takimi mes kreut të shtetit dhe ambasadorit Ëolfarth të zhvillohet sot në orën 11:00 në presidencë, ndërkohë që takimi është kërkuar nga vetë presidenti Topi.
Kreu i shtetit është i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më datë 8 maj, ashtu siç i ka dekretuar muaj më parë dhe ky vullnet, përkon edhe me opinionin e partnerëve ndërkombëtarë.
Ndërkohë tre anëtarët e opozitës nuk po marrin pjesë në mbledhjet e KQZ-së ndërsa PS-ja dhe PBDNJ ende nuk kanë paraqitur emrat për anëtarët e KZAZ-ve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.