Meta Montazhieri i deshtuar e nxori drejtesine e ligjit ne bulevard

Meta ne Korce
Korce 13 shkurt 2011 NOA- Update Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i shoqeruar nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto dhe nga Ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate turit te tij para-elektoral eshte ndalur sot paradite ne qytetin e Korces.
Duke pershendetur pune e deritanishme te bere nga strukturat e LSI-se per perzgjedhjen e kandidateve per zgjedhjet vendore Meta ka shprehur entuziazmin e tij per suksesin e pa diskutueshem qe do te kete LSI-ja ne 8 maj.
Gjithashtu kreu i LSI-se eshte ndalur gjeresisht dhe ne ceshtjet e politikes se dites. Duke inkurajuar Prokurorine e Pergjithshme per kerkesen per heqjen e imunitetit Meta u shpreh i gatshem per te bashkepunuar me cilindo institucion kushtetues ne hir te transparences se nevojshme per te hedhur drite mbi video-montazhin.
Por sipas tij Ina Rama nuk ka vullnet per te zbuluar te verteten e videos me Dritan Priftin.
Dje eshte transmetuar neper televizione sot shoh edhe ne gazeta kerkesa e Prokurores se Shtetit e cila per fat te keq edhe ne kete rast ashtu si edhe ne rastet e tjera tregon se nuk eshte Prokurore e Shtetit se eshte nje aktore politike ne sherbim te nje klani te caktuar tha Meta.
Me tej ai shtoi se Video qe eshte transmetuar ne programin televiziv dhe qe gjendet ne USB ne fakt eshte gjysma e videos sepse video e plote gjendet ne sistemin kompjuterik. A nuk mjafton kaq per te kuptuar qe kemi te bejme me nje montim te qarte te videos dhe televiziv. Eksperti nuk ka qene ne gjendje te degjonte zerat te vertetonte vertetesine e tyre dhe te bisedes se bere me pajisjet qe ka patur ne dispozicion.
Ai shtoi gjithashtu se pikerisht mbi kete montazh u ngrit dhuna ndaj institucioneve gje qe sipas tij solli 4 te vrare e dhjetera te plagosur.
Meta tha se Prokurorja e Pergjithshme po zvarrit qellimisht hetimin ndersa duke ju drejtuar kreut te opozites Edi Rama ai tha se Rama ky montazhier i deshtuar nepermjet videos derdhi kriminelet kunder shtetit.
Lidhur me punen e organit te Prokurorise Meta deklaroi para Korcareve se kjo nuk eshte drejtesia e ligjit por drejtesia e bulevardit madje vijoi duke thene se tryeza e palacove te opozites do 13000 shqiptare te vdekur.
Sipas tij njerezit e kesaj tryeze nuk kane asnje lidhje me socialistet duke e cilesuar opoziten si opozta e dhunes shqipfolese jo shqiptare.
Nderkaq ai e cilesoi me tej politiken e re te trumbetuar nga kryesocialisti Edi Rama si politike te vdekjes dhe te dhunes.
Lidhur me punen e LSI-se Meta tha se Ne jemi krenare per kontributin tone per liberalizimin e vizave.
Ai shtoi me tej se 8 maji eshte dita e nje fitoreje te madhe dhe se vota e 8 majit do te jete kunder dhunes dhe pro zhvillimit dhe integrimit.
Duke ju drejtuar qytetareve Korcar ai tha se Korca e punes dhe obligimi yne eshte qe ketij populli te mrekullueshem ti japim nje perspektive akoma me te mire.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeSkandali i videos flet Dritan PriftiRama Prokuroria ka vullnet per te bere drejtesiMjekesia Ligjore Prokuroret po dekonspirojne 21 janarinPolicia e Shtetit Kemi fakte se prokuroria ka nxjerre informacionet ne mediaPS Meta sulmon Kryeprokuroren se i rendojne vrasjet e 21 janarit Lidhjeaktore politike bulevard Ilir Meta klan korce Prokuroria video-montazh