Kontratat, mjeket 2 paga shperblim
Sonila Isaku
Mjeket, infermieret por edhe personeli tjeter, kane te drejten te perfitojne deri ne dy paga shperblim gjate nje viti dhe kjo, ne baze te performances dhe punes qe kane realizuar. Ky kusht eshte percaktuar ne kontraten qe eshte firmosur gjate dites se djeshme, nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor dhe te gjithe punonjesve te shendetesise.
Kontratat
Nenet e kontrates parashikojne te rregullojne cdo pike dhe percaktojne themelimin e marredhenieve te punes, te drejtat, detyrimet e te dy paleve. Nje nga pikat me te rendesishme te kontrates, eshte ajo e shperblimit te punonjesve te shendetesise ne baze te punes qe kane kryer. Dhe nese kane arritur maksimumin, mund te marrin deri ne dy paga mujore shperblim gjate nje viti. Nje tjeter pike e rendesishme eshte edhe perfshirja me e gjere ne vendimmarrje, te strukturave te sindikatave te shendetesise te cilat do te kene perfaqesues ne strukturat dhe bordet e ISKSH-se ne rajone. Nje nga nenet e kesaj kontrate ka te beje edhe me detyrimin e sindikates per te denoncuar cdo spekulim qe lidhet me pagesen ne sherbimin shendetesor, si edhe ne perfitime te padrejta ne dem te pacientit, ne diskriminimet e keqtrajtimet shendetesore etj.
Kushtet e punes
Kushtet e punes dhe sigurimi ne pune, jane nje element tjeter i kontrates kolektive. Ne kontrate percaktohen detyrime per punedhenesin, qe te siguroje per punemarresit kushte normale pune, ne menyre qe te mos demtohet shendeti dhe jeta e punemarresit. "Kjo eshte nje tradite pozitive e ISKSH-se, e cila po persos ne vijimesi si kontraten kolektive te punes, e cila rinovohet cdo 3 vjet, ashtu edhe ato kontrata te metejshme qe rregullojne marredheniet e ISKSH-se me qendrat shendetesore. Kjo se fundmi edhe me spitalet ne te gjithe vendin. Keto kontrata vene ne baza ligjore, raportet mes Institutit dhe punonjesve te shendetesise duke percaktuar qarte te drejtat dhe detyrimet e paleve", u shprehe drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana. Sipas saj, kontrata kolektive e punes percakton themelimin e marredhenies se punes, te drejtat, obligimet dhe pergjegjesite e punedhenesit dhe punemarresit, orarin e punes, punen e nates, pushimin vjetor, sigurine ne pune, mbrojtjen e shendetit te te punesuarit dhe mbrojtjen e ambientit te punes.
Lirite sindikale te bluzave te bardha
Nje vend te vecante ne kontraten kolektive te punes zene dhe lirite sindikale. Punedhenesi lejon organizaten sindikaliste te zhvilloje normalisht veprimtarine e saj dhe i ndalohet te nderhyje ne organizimin dhe aktivitetin e saj, por kjo nuk do te thote qe nuk do te kete nje bashkepunim programatik midis punedhenesit e punemarresve. Punedhenesit i ndalohet te diskriminoje punemarresit, per shkak te anetaresimit ne sindikate dhe perfaqesuesve te zgjedhur. Gjithashtu punedhenesi duhet te lejoje perfaqesuesit e sindikates per te marre pjese ne aktivitete te ndryshme dhe te mbaje te perhershem nje dialog, punedhenes-punemarres. Ne kete kontekst theksojme se te drejtat dhe lirite sindikale qe burojne nga marreveshja, jane nje e drejte themelore ne mbrojtjen kolektive, duke u garantuar nga sindikata si avokati kolektiv, me i mire i njohur ligjerisht dhe pa pagese.