Viti i pare ne gjimnaz, ende pa librat shkollore
Ndryshimi i sistemit parauniversitar pikerisht atij 8-vjecar ne 9-vjecar dhe gjimnazet ne tre vite shkolle, ka sjelle edhe problemet e para per nxenesit. Keshtu nxenesit e klasave te 10 ende nuk mund te marrin tekstet shkollore, per shkak se ato nuk kane mberritur ne librari. E ndersa neper pikat e shitjes se librave, keto dite fluksi i bleresve eshte shtuar shume, disa tituj mungojne. Nxenesit e vitit te pare te gjimnazit, sivjet do te mesojne me tekste te reja, ku lendet shkencore do te adaptohen nga autore te huaj, e ndersa librat e gjuheve te huaja, do te sigurohen nga vendet e origjines. Sipas librashitesve, per keto tekste nuk ka njoftim se kur mund te mberrijne. Nderkohe per pjesen tjeter te librave shkollore shitjet vijojne normalisht, pasi per keto tituj, shtepite botuese kane dorezuar rreth 80% te kontingjentit. Viti i pare i gjimnazit, brezi i pare i cili perfundon klasen e 9-te te arsimit baze, do te nise sivjet vitin shkollor me nje strukture teresisht te re tekstesh. Kjo klase vetem kurrikulen berthame do ta kete nga autoret tane, ndersa sfera shkencore eshte adaptuar nga autoret e huaj. Ndersa tekstet e gjuheve te huaja, per nxenesit e viteve te para jane siguruar nga Britania e Madhe, Italia, Franca. Dite me pare Drejtoria e Arsimit Parauniversitar ne MASH ka deklaruar se, nuk do te kete vonesa ne pergatitjen e ketyre teksteve.
Kapet hajduti i bagetive
Kavaje-Policia e Kavajes ka vene ne pranga, nje hajdut bagetish. Celnik Fasho 26 vjec banues ne fshatin Pirg te Korces, eshte arrestuar ne flagrance duke vjedhur dy bageti, prone e nje shtetasi ne fshatin Aganas, te komunes Golem ne Kavaje. Vjedhja e bagetive ishte pare si nje mundesi e mire perfitimi nga ana e 26-vjecarit korcar, i cili pasi siguronte gjahun e tij nga padronet e vertete, i shiste tek persona te tjere. Sipas policise, kete aktivitet te tij, 26-vjecari e kryente ne bashkepunim edhe me dy persona te tjere. Keta te fundit pasi jane identifikuar nga policia, eshte bere shpallja ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tyre. Materialet i kaluan prokurorise, per vepren penale te "vjedhjes" ne bashkepunim.