Kontratë e re për Behramin

West Ham United po mendon ti ofrojë Valon Behramit kontratën e re, shkruan e përditshmja britanike News of the World.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez, kur kishte arritur në Angli verën e kaluar nga Lazio për 5 milionë funte, por Hammers e kanë përgatitur një ofertë fitimprurëse për përfaqësuesin zviceran, e cila do ti kënaqte kërkesat e futbollistit.
Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2013, futbollisti i krahut gjatë verës që shkoi ishte bërë objektiv i disa skuadrave evropiane si Juventus, Milan dhe Arsenal.
Për këtë, klubi i menaxherit Gianfranco Zola dëshiron ta blindojë futbollistin e vet me një kontratë të re. Bisedimet për vazhdimin e kontratës në mes të klubit dhe të menaxherit të lojtarit janë hapur.
Javë më parë flitej se futbollisti do të mund ti bashkohej Juventusit në janar, por ishte vetë futbollisti kosovar ai që e demantoi këtë lajm, duke thënë se ndihet mirë në Angli dhe se mendon të qëndrojë një kohë të gjatë në West Ham për tia shpërblyer këtij ekipi gjithë atë që bëri për 24 vjeçarin gjatë kohës sa ishte i lënduar.
Po ashtu, Behrami së fundmi është ftuar nga selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, për miqësoren kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë.