E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë e re për Downing

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 19:00

Aston Villa ka nisur bisedimet fillestare me përfaqësuesit e mesfushorit Stewart Downing rreth kontratës së re. Downing ka edhe dy vjet në marrëveshjen e tij aktuale, që nënshkroi pas transferimit nga Middlesbrough për atëherë rekord të klubit, 12 milionë funte në verën e vitit 2009. Por, menaxheri i përkohshëm i Aston Villas, Gary McAllister, ka thënë se klubi synon të sigurojë shërbimet e Downingut për të ardhmen afatgjate. “Duam t’i mbajmë futbollistët kryesorë dhe për këtë kemi filluar bisedimet me menaxherin e tij”, tha McAllister.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›