E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riise, i lumtur në Romë

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 20:00

Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise ka mohuar spekulimet rreth rikthimit te ish klubi i tij Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës. Më herët, gjatë kësaj jave, thuhej se reprezentuesi norvegjez mund të rikthehet në Anfield Road, mirëpo 30 vjeçari ka theksuar se është i lumtur në Serie A.

“Kam kaluar shtatë vite të mrekullueshme në Liverpool dhe kam kujtime të mira nga përvoja ime atje. Mirëpo, jam i lumtur në Romë dhe shpresoj të arrijmë marrëveshje për kontratë të re katër ose pesëvjeçare”, tha Riise për Sportal.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›