E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontributet, 15 % qe nga 1 janari

Ne kuader te reformes fiskale, duke filluar nga 1 janari i vitit te ardhshem bizneset do te paguajne 25 per qind me pak kontribute te sigurimeve shoqerore per te punesuarit e tyre. Por, kjo reforme eshte vetem hapi i pare, pasi pas saj do te filloje reforma e sistemit te pensioneve ne Shqiperi. Dje, kryeministri, Sali Berisha, gjate mbledhjes se qeverise e vleresoi kete projekt si hapin e dyte madhor ne drejtim te uljes se sigurimeve shoqerore, por nuk harroi te theksonte se i paraprinte nje prej reformave me te medha ne vend, asaj te pensioneve.

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2009 punedhenesit do te paguajne vetem 15 per kontributeve te sigurimeve shoqerore duke perfituar keshtu nje ulje ne masen 25 per qind. Aktualisht, masa e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore arrin ne 32.9 per qind dhe ulja se do ti behet kesaj pagese pritet te zgjeroje akoma dhe me shume pjesemarresit ne skemen e sigurimeve shoqerore. “Qeveria shqiptare uli 2 vjet me pare me 31 per qind sigurimet shoqerore, duke ndikuar ne kete menyre ndjeshem ne koston e prodhimit, duke ulur barren fiskale mbi sipermarresit”, deklaroi Kryeministri, Sali Berisha. Ne kuader te kesaj reforme, Berisha theksoi se “qeveria do te beje hapin e dyte madhor prape ne kete drejtim. Shqiperia do te ule me 25 % me tej sigurimet shoqerore”. Sipas tij me kete ulje te dyte, sipermarresit shqiptare, si punedhenes, te cilet dy vjet me pare paguanin 31 per qind sigurim shoqeror per te punesuarit e tyre, duke filluar nga 1 janari i vitit 2009 e ne vazhdim do te paguajne gjithsej 15 per qind. Duke argumentuar kete vendim, kryeministri nenvizoi se u be i mundur per shkak te konsolidimit progresiv te disiplines fiskale ne Shqiperi nga autoritetet pergjegjese, Ministria e Financave, Drejtoria e Pergjithshme e doganave, Drejtoria e pergjithshme e Tatimeve. Zbatimi i projektit te ri te uljes per here te dyte te kontributeve te sigurimeve shoqerore erdhi sepse treguesit e uljes se pare te kesaj mase ishin te kenaqshem. “Edhe pasi u ulen me 31 per qind taksa e sigurimeve shoqerore, te ardhurat nga sigurimet shoqerore u rriten me mbi 33 per qind”, deklaroi ai. Duke theksuar se qellimi i qeverise eshte para se gjithash dhe mbi te gjitha barazia, liria e tregut, trajtimi i barabarte i bizneseve, Kryeministri Berisha tha se me keto hapa eshte bere nje thellim i madh i revolucionit te panderprere fiskal ne Shqiperi.

Pensionet

Pas tryezes disaditore te organizuar rreth 2 muaj me pare nga Banka Boterore, qeveria shqiptare si dhe perfaqesuesve te opozites, duket se reforma e sistemit te pensioneve do te filloje te zbatohet ne Shqiperi. Kete fakt e paralajmeroi, vete kryeministri Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, ku e vleresoi uljen e kontributeve te sigurimeve shoqerore si hapi i pare i reformes se pensioneve ne vend. Megjithese nuk ka ende nje afat kohor brenda se cilit do te nis aplikimi i reformes se pensioneve, gjithsesi eshte percaktuar se moshat e reja do te jene kategoria kryesore e tij. Ne kuader te kesaj reforme, pritet qe te miratohet nje vit i caktuar lindjeje qe do te behet pjese e kesaj skeme te re, cka do te thote se te gjithe te lindur nga ai vit e mbrapa do te behen pjese e skemes se re te pensioneve. Sistemi i quajtur shume shtyllash, i cili do te aplikohet edhe ne vendin tone eshte i perbere prej kater shtyllash. Keshtu, shtylla zero eshte per te moshuarit, pavaresisht nese ata kontribuojne apo jo. Ne disa vende kjo shtylle aplikohet vetem per te moshuarit e varfer dhe ne disa te tjera per te gjithe te moshuarit mbi nje moshe te caktuar. Qellimi i kesaj kolone eshte te ofroje nje nivel te ardhurash baze per te gjithe te moshuarit. Ndersa, shtylla e pare eshte sistemi i pensioneve me kontribut qe aktualisht ekziston ne Shqiperi. Ky eshte nje sistem publik i bazuar ne solidaritet, por ku pensioni varet nga vitet dhe niveli i kontributit. Nderkohe, shtylla e dyte ka hyre ne disa vende si nje sistem kursimesh ku punonjesve dhe punedhenesve u kerkohet te vendosin nje perqindje te pages ne llogari te specializuara kursimesh, te cilat pastaj investohen. Pasi del ne pension punonjesi perfiton kontributin dhe interesat e krijuara nga ky sistem. Kjo shtylle mund te menaxhohet ne menyre publike apo private dhe nuk mbeshtetet ne sistemin e solidaritetit. Se fundi, shtylla e trete eshte e ngjashme me shtyllen e dyte, por punonjesit dhe punedhenesit mund te bejne vullnetarisht kontribute shtese ne menyre qe te rrisin nivelin e pensionit te tyre te ardhshem .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›