E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala shqipe Gur dokumentohet edhe ne tekstet biblike

Tirane 16 shtator NOA ndash Fatbardha Demi/ Epilologet dhe studjuesit e ndryshem kane treguar se ne tekstet me te vjetra te njerezimit mund te gjesh therrmija filologjike prej ari te gjuhes shqipe. Nje tronditje e madhe ne boten shkencore qe zberthimi i shkrimit linear B te Kretes nga M. Ventris ne disa tabela bronxi te para 37 shekujve ku gjendeshin dhe emra ilire qe korespondonin me antroponimine ilire si emra te tille Dasi Gent etj. Keto emra ilire jane ngjallur me vone por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e pazberthyer. Ne veprat madheshtore te Homerit sidomos tek Odiseja vargjet 500 501 507 permendet edhe nje dyfjalesh si Gyraien Petren qe zberthehet si Gurin e gurte.
Ne eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas renies se Trojes udhetonte ne det dhe arriti tek nje ishull i quajtur Guras Petras. Aty Ajaksin hyu i detrave Poseidoni e goditi me trifurk nje pjese e ishullit u zhyt nga goditja duke marre me vete ne thellesi edhe udhetarin e kobshem.
Ne fakt ky subjekt lidhet me nje ishull te kultizuar mes detit me emrin Guras Petras qe do te thote Guri gur eshte nje emertim i dyfishte . Sipas filologut patriarkut Spiro Kondes emri i meparshem i ishullit ka qene Gur nje emer perpara grekerve te vjeter keshtu me pas detaret greke te vjeter e kane quajtur ishullin Guras Petras duke bere keshtu nje tautologji dhe ky emertim i sterlashte helenik ruan perjetesishte emrin shume me te stervjeter ilir Gur qe eshte shume perpara epeve te Homerit si emertim.
Ne se pranojme qe Homeri ka ekzistuar ne shekullin e VII para eres sone atehere duhet te themi se fjala Gur perdorur nga pellazget nga iliret dhe qe eshte akoma edhe sot nje fjale esenciale e gjuhes shqipe dokumentohet si fjala me e hereshme e gjuhes sone ne nje monument letrar madheshtor te njerezimit sic eshte krijimtaria homerike.
Edhe me vone autore te tjere si poeti i madh grek Arkiloku permendet dyfjaleshi tautologjik iliro-grek ne formen Gurai petras.
Ne 1920 ne germimet arkeologjike te bera ne Dodone u zbulua dhe nje tabele bronxi me emer njeriu Guras. Ky emer ilir gjendet si toponim edhe ne Krete ne Kylkade dhe Tesali. Historiani antik Arriani ne librin e tij kushtuar Aleksandrit te madh 423 thote seAleksandri marshoi nepermjet nje vendi te quajtur Guraioi ku kishte dhe nje lume me te njejtin emer gjate fushates se Aleksandrit te madh ne Indi.
Duke studiuar me kujdes Biblen e Shenjte kemi gjetur papritur nje deshmi unike gati dy shekuj me te vjeter se sa tekstet e Homerit ku permendet fjala ilire shqipe Gur.
Vendndodhja e kesaj deshmie eshte neLibri i dyte i Mbreterve 927. Aty tregohet episodi sesi Jehu beri kryengritje dhe vrau Akzarin duke u bere vete mbret i Judese dhe Izraelit. Une konsultova disa tekste te botimeve te Bibles se Shenjte ne gjuhen shqipe. Ne Biblen e Shenjte Diodadi i ri perkthim i vitit 1991 1994 shtypur ne Brindisi ne vitin 1995 ne faqen 424 thuhet Dhe e gjuajten Akazian ne te perpjeten e Gurit qe eshte afer Iblehamit. Ne versionin e Bibles se Shenjte shtypur ne Jongloed viti 1993 ne faqen 398 perkthimi shqip eshte prane vendit ku rruga eshte drejt Gurit e kthen per ne drejtim te Jiblamit. Ne versionin e Bibles se Shenjte ne shqip botuar nga nga The Albanian Bible Society Firence 1995 faqe 722 thuhet E gjuajten ne te perpjeten e Gurit qe eshte afer Iblemit.
Te terheq vemendjen se ndersa per toponimin Ibleam shqiperohet edhe ne formen Jiblam ose Iblami ne te gjitha rastet e mesiperme toponimi i vendit i quajtur Guri jepet korrekt. Per ta konkretizuar vertetesine e toponimit Gur pashe variantet e Biblave ne greqisht dhe latinisht kur ne te dy rastet ky toponim eshte ne formen Gur. Ne Holy Bible ne International version botuar nga International Bible Society ne 1984 ne faqen 267 pasazhi on the way up to Gur near Ibleam Ne La Bible Nouvelle edition revue Paris perkthim nga origjinali hebraisht dhe greqisht ne faqen 440 thuhet a la montee de Gour pres Yivleim.
Pra del qarte se ne variantet e dy gjuheve kryesore te njerezimit te Biblave te autorizuara ne anglisht dhe frengjisht toponinimi quhet konkretisht Gur. Vertetohet keshtu qe fjala shqipe gur eshte percjelle si toponom dhe ka mbetur e fiksuar ne Librin e dyte te mbreterve qe dihet eshte shkruar ne shekullin e IX perpara Krishtit. Madje saktesia e permendjes se toponimit Gur mund te arrihet deri ne kronologjine e vitit kur ka ndodhur ngjarja e rebelimit te Jehut i cili vrau Akazin. Kjo ngjarje ka ndodhur ne vitin 841 perpara Krishtit. Mbas kesaj vrasje Jehu u be mbret i Judese dhe Izraelit ne vitet 841- 814 perpara Krishtit.
Duke pare perkthimin madheshtor ne gjuhen shqipe Beselidhja e vjeter dhe Beselidhja e re nga Dom Simon Filipaj botuar me 1994 ne Ferizaj qe eshte kryeveper filologjike e shqiperimeve shqipe ne te gjitha koherat ne faqen 448 ne postshenimin nr 27 jepet nje shpjegim gjeografik i vendit ku Jehu vrau Akazian. Keshtu Ibleami quhet sot Tel Belame dhe eshte ne jug te Jeninit gati dhjete km ne jug te Jezrahelit ne rrugen drejt Jeruzalemit. Kjo do te thote qe edhe vendi i quajtur Gur nuk eshte shume larg Qytetit te shenjte Jeruzalem.
Do te ishte nje kerkim i fryteshem per te pare nese ka mbijetuar toponimi Gur apo eshte ndryshuar.
Ajo qe eshte esencialisht e rendesishme per ne shqipetaret eshte se fjala shqipe Gur dokumentohet ne tekstet biblike ne nje lashtesi marramendese perpara 29 shekujve pra perpara 2900 vjeteve. Kjo eshte deshmia me e vjeter e nje fjale ne gjuhen shqipe deri me sot. Nuk eshte aspak nje zbulim i thjeshte dhe per te nuk mund te kete me asnje lloj skepticizmi. Miku im Petro Zheji ne librin e tij Shqipja dhe Sanskritishtja botuar me 1996 flet gjeresisht per fjalen Gur dhe e quan nje nga fjalet me te lashta te njerezimit nje fjale operatore qe ka ndikuar ne shume gjuhe te botes qe gjendet ne sanskrishten ne formen Giri apo ne latinishten Gravis i rende ne sllavisht Gora mal Granica kufi apo ne gjermanishten Gral guri i shenjte ne greqishten Aguridhe rrush i pabere i forte si gur.
Madje Petro Zheji krijon ekuacione etimologjike qe kane ne thelb fjalen Gur edhe tek emri i Gorgones shikimi i te ciles kthen gjithcka ne gur madje ka zbuluar se varri i Timurlenit ne Samarkande quhet Gur ndash i ndash mire. Sipas Zhejit fjala Gur shtrihet qe nga India e vjeter dhe e larget deri ne skajet me veriore te Evropes. Kjo eshte nje fjale qe e kane patur pellazget qe e kane trasheguar iliret dhe qe eshte akoma nje fjale e gjalle vetem tek nje popull ne bote vetem tek ne shqipetaret. Madje fjala Gur fjale njerrokeshe hyn tek fjalet e para te njerezimit dhe me konceptin e gurit lidhet dhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe te gruas se tije Pyrras qe mbijetuan mbas nje katastrofe dhe per te krijuar njerezimin hodhen pas shpine eshtrat e tokes qe jane guret.
Nga guret qe hodhi burri linden burra dhe nga guret qe hodhi gruaja linden gra. Ky koncept qe jeta del nga guri ka mbijetuar tek miti i hyjnise Mithra qe gjoja ka dale nga brendesia e nje shkembi Petra Genetri.
Interesante eshte qe ne kryevepren poetike te poetit te madh romak Lukani shek.I-re pas Krishtit te quajtur Farsala libri i VI po tregohet beteja historike ne qytetin e Durresit midis Cesarit dhe Pompeut permendet ne nje varg edhe emri i shkembit te madh i quajtur sot shkembi i Kavajes . Lukani thote shprehimisht qe banori taulant e quan Petra. Ne fakt Petra eshte greqezimi i toponimit Gur. Kaq e vertete eshte kjo sa qe ne dokumentet mesjetare permendet kisha e Shen Kollit Nikolles e Gurit qe me vone ne gojen e shqipetareve ka vene emrin e fshatit Shkallnur Shen Kolli i gurit = Shkallnur.
Kjo do te thote qe emri Gur i ketij shkembi ne jug te qytetit te sterlashte te Durresit ka mbijetuar ne te gjitha koherat pamvaresishte nga kronikanet latine apo greke qe kane perdorur fjale te ndryshme ose emra te tjere per kete shkemb te madh eshte trasheguar emri fillestar nga thellesite e koherave.
Madje edhe emri i ishullit te Sazanit prane Karaburunit lidhet me latinishten vulgare Saso qe do te thote Gur. Kjo do te thote qe ne hereshmeri ishulli i Sazanit eshte quajtur ishulli Gur. Ky fakt nderlidh ishullin e Shqiperise me ate subjektin homerik te Guras Petras qe kemi folur me siper. Eumlshte e njejta llogjike emertimi ku per paresi ka emri i stervjeter Gur .
Sic u shpreha me siper fjala shqipe Gur eshte emblema me e vjeter gjuhesore e gjuhes shqipe ne te gjitha koherat.
NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›