Bie fluksi ne Kakavije, 3 mije emigrante kalojne doganen
Kakavije- Bie fluksi i hyrje-daljeve ne doganen e Kakavijes. Paraditja dhe mesdita e se dieles kane shenuar ne piken kufitare nje fluks normal te kthimit te emigranteve per ne vendet e tyre te punes ne shtetin fqinj, Greqi. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise Gjirokaster, krahasuar me diten e shtune, levizja e emigranteve ne drejtim te Greqise ka qene e njejte me ate te nje dite normale. Deri ne oren 14:00 kishin lene pas traun e doganes shqiptare me destinacion token greke, rreth 3 mije emigrante. Nderkohe per shkak te fluksit te ulet te levizjes nuk jane shenuar radhe pritjeje ne sportelet e kontrollit te doganes shqiptare dhe greke. Nderkohe fluksi i levizjes se kthimit te emigranteve ne Greqi pritet te rritet ditet e ardhshme. Per te shmangur radhet, policia shqiptare dhe greke kerkon nga emigrantet qe gjate rruges se kthimit te perdorin edhe pika te tjera kufitare.
7 Mije Emigrante jane kthyer gjate fundjaves nepermjet pikes kufitare te Kakavijes. Diten e shtunes eshte krijuar edhe nje radhe 4 kilometra e gjate si pasoje e mungeses se sporteleve dhe fluksit te krijuar.
B. Kore
7 Mije Emigrante jane kthyer gjate fundjaves nepermjet pikes kufitare te Kakavijes. Diten e shtunes eshte krijuar edhe nje radhe 4 kilometra e gjate si pasoje e mungeses se sporteleve dhe fluksit te krijuar.
B. Kore