Kontroll blic në burgun e Peqinit, sekuestrohet telefon celular

TIRANË, 18 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se në bazë të të dhënave operative, strukturat e policisë së vetë institucionit ushtruan kontroll blic në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11, kati i parë në burgun e Peqinit.
Gjatë kontrollit, të dënuarit me iniciale I. SH. iu gjet dhe sekuestrua një telefon celular në gjendje pune, i ndezur dhe në karikim, si edhe një USB. Për rastin u njoftuan menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se vijon luftën pa kompromis ndaj futjes dhe posedimit të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit. 1 nga 2/r.e/