Forcohen valutat kryesore në raport me lekun

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua lehtë sot me 0,01 lekë dhe këmbehet me 82,02 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën 95,47 lekë, ose 0,13 lekë më shumë se në fundjavë.
Monedha britanike u mbiçmua me 0,27 lekë dhe këmbehet me 109,64 lekë, ndërsa franga zvicerane këmbehet me 104,47 lekë, ose 0,14 lekë më shumë se ditën e shtunë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 82.02 | +0.01 | |
| Euro | EUR | 95.47 | +0.13 | |
| Poundi Britanik | GBP | 109.64 | +0.27 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.47 | +0.14 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 51.64 | -0.10 | |
| Dollari Australian | AUD | 58.72 | +0.14 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.69 | +0.07 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.71 | +0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.83 | +0.05 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.78 | +0.02 | |
| SDR | SDR | 112.23 | -0.31 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 372691.50 | -294.90 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 6218.39 | -143.76 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.06 | +0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.06 | +0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 1.80 | 0.00 | |
/j.p/r.e/