E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali bllokohen mbetjet ilegale qe po vinin ne Shqiperi

Funksionare te zyres se doganave ne Bari kane sekuestruar ne portin italian nje ngarkese me pajisje elektro-shtepiake


Nje trafik i jashteligjshem i mbeturinave nga Italia drejt Shqiperise eshte zbuluar ne portin e Barit. Funksionare te zyres se Doganave ne Bari ne bashkepunim me njesine operative ekologjike te karabinierise kane sekuestruar ne portin italian nje ngarkese me pajisje elektro-shtepiake te dala jashte perdorimi.


Materiali ne fjale qe po tentohej te eksportohej ne menyre te jashteligjshme ne Shqiperi dhe perbehej nga 92 lavatrice 68 frigorifere dhe dhjetera pajisje te tjera elektro-shtepiake te dala jashte perdorimit. Lajmi eshte botuar ne faqet online te gazetave italiane te cilat sqarojne se mbetjet u gjeten brenda nje kamioni te mbuluar me tende. Transportuesi eshte arrestuar nga autoritetet e drejtesise si dhe eshte sekuestruar ngarkesa.


Sipas legjislacionit italian keto materiale duhet te grumbullohen ne pika speciale dhe konsiderohen si mbeturina speciale. Nga hetimet e deritanishme rezulton se keto pajisje po silleshin ne Shqiperi per tu shitur. Ne pranga ka rene transportuesi i mallit i cili akuzohet per trafik nderkombetar te mbeturinave speciale dhe shkelje te normave te mjedisit.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›