E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja e Nozllit arrestohet autori dhe dy punonjes policie

Policia Vrasesi tentoi te blinte dy pistoleta tek dy efektivet e policise do tia shiste viktimes

Nje pazar i prishur per shitblerje armesh duket se ka qene shkaku i vrasjes se Shkelqim Nozllit. Per kete krim perfunduan ne pranga dy punonjes policie dhe personi i dyshuar si autor. Dje Policia e Tiranes njoftoi per zbardhjen e plote te ngjarjes qe ndodhi te dielen rreth ores 08.30 ne segmentin rrugor Tirane ndash Elbasan prane kilometrit 24 . Ne kete ore dhe ne kete vend eshte gjetur i vrare me arme zjarri Shkelqim Nozlli 29 vjec lindur e banues ne Mezes Tirane. Grupi i posacem hetimor mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet e para hetimore e procedurale duke administruar te gjitha provat te cilat sherbyen per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarjeje.

Nga hetimet e kryera deri me tani ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte bere i mundur zbulimi dhe arrestimi ne flagrance i autorit te kesaj ngjarjeje i cili eshte shtetasi Albano Kusi 19 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Arrestimi i tij u be per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje dhe armembajtjes pa leje parashikuar nga neni 76 e 278/2 te Kodit Penal. Autori dyshohet se per motive te dobeta ka vrare me arme zjarri 29-vjecarin Shkelqim NOZLLI dhe me pas eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes.

Po keshtu ne lidhje me kete ngjarje eshte bere edhe arrestimi ne flagrance edhe i dy punonjesve te policise se burgut 313 ne Tirane per konsumim te vepres penale te Moskallezimit te krimit parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Dyshohet se keta dy punonjes policie ishin ndermjetes sepse autori i ngjarjes ka tentuar te blinte dy arme tip pistolete per tia shitur me pas viktimes kundrejt nje shume prej 2000 eurosh. Keta dy punonjes jane Ilir Skender ADEMI 28 vjec lindur ne Erseke dhe banues ne Mezez me detyre punonjes ne burgun 313 ne Tirane dheJuljan Lavderim NUHO 28 vjec lindur dhe banues ne Tirane me detyre punonjes policie ne burgun 313 ne Tirane. Materialet per keta shtetas iu derguan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per ndjekje te metejshme per konsumim te veprave penale te lartpermendura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›