E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll ndërkombëtar xhepave të Berishës? Pse jo!

untitled-1_1Nga Bardhi Sejdarasi*

Përballë artikulimit të qartë të një skeme për kontrollin e financave publike, të bërë me dije nga kryeministri i zgjedhur z. Edi Rama, ditët e fundit janë vënë re reagime të ndryshme, disa herë mjaft të ashpra. Reagimet janë shfaqur nga të dy krahët politike, e majta dhe e djathta. Më gjatë është marrë me këtë skemë të prezantuar kryeministri (deri në shtator), z. Berisha. Kur ky i fundit nënvizoi dy ditë më parë se financat shqiptare janë financat më transparente, çdo qindarkë që hyn në buxhetin e këtij vendi, kalon nëpërmjet sistemit bankar dhe është lehtësisht e kontrollueshme dhe e publikuar ku çdo qindarkë që shpenzohet, shpenzohet nëpërmjet thesarit të cilin mund ta lexojë çdo qytetarë shqiptarë online etj, etj, sepse mu kujtua e njëjta deklaratë e tij e bërë për paratë e shqiptarëve në fillimvitin e tmerrshëm 1997 dhe që i referohej piramidave të mashtrimit financiar. Histori, si shumë histori të Berishës. Po nuk kam shumë dëshirë të flas për kryeministrin në detyrë deri në shtator

Tjetër gjë është kjo që dua të shkruaj. Kjo ka të bëjë me debatin profesional se a duhet një auditim i financave publike, kush duhet ta bëjë dhe si. Dhe a mund të jetë kjo pjesë e një kompania ndërkombëtare private? A ka shembuj të tillë? Së pari iu citoj: Sistemi i kontrollit të brendshëm të financave publike (KBFP) lidhet me të gjitha aspektet e operacioneve  menaxheriale  dhe  politikave e jo veç me aspektet financiare. Menaxhimi  i fondeve, nuk ka të bëjë veç me shpenzimin e parasë por edhe me pranimin e parave, mbrojtjen e pasurisë dhe detyrimeve, si dhe kthimin e shumave të paguara gabimisht. KBFP ka të bëjë me shpenzim të mirëfilltë- ky postulat i ekspertit të njohur të kontrollit të financave publike, Robert Gielisse, jep një përgjigje shteruese për debatin e sotëm lidhur me nevojën e këtij kontrolli.

Më tej akoma: Një histori italiane

Ishin alarmuese thirrjet e bërë nga Gjykata e Llogarive në Itali dhe nga Brukseli. Financat italiane gjendeshin midis gabimeve, të dhënave që nuk përputheshin dhe rregullave të dhunuara. Ajo që e ka bërë të kthehet tërësisht aktuale gjendja e rënduar e llogarive publike ose për të përdorur fjalët e ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Fabrizio Saccomanni, ndërlikueshmëria e llogarive publike italiane si dhe administrimi pak transparent i ministrisë përkatëse, bën fjalë për 8 miliardë euro humbje të mundshme për bilancin e shtetit për shkak të një operacioni rinegociimi të kontratave të vitit 2012. Historia e njohur, edhe pse e bezdisshme, ka bërë që të flitet shumë për të. Por gjithashtu është shumë serioze, kur mendohet që asaj iu kushtua një analizë e gjatë në dt 27 qershor 2013 nga Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Llogarive, Salvatore Nottola, në prezantimin e llogarive të përgjithshme të shtetit për vitin 2012; Konkluzioni: Përveç analizave të përgjithshme të bilancit, një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar mjeteve financiare që përdoren në analizën e llogarive e në mënyrë të veçantë, mbi borxhin publik dhe se Gjykata e Llogarive ka qënë gjithmonë kritike kundrejt transparencës së ulët të llogarisë së përgjithshëm të shtetit. Kur kjo thuhet në Itali, si analizohet gjendja në Shqipëri, po të gjykosh për performancën shqiptare të KLSH (homologe e Gjykatës së Llogarive në Itali), apo strukturat audituese në njësitë shpenzuese të fondeve publike në Shqipëri?

Disa pyetje për transparencën

Si janë duke evoluar mbetjet (shpenzime të bëra, por akoma të papaguara, hyrje fiskale të siguruara, por akoma të papara), të cilat shumë herë llogaria e përgjithshme e shtetit nuk është në gjendje ti detajojë, ose të tregojë me detaje rrugën se si është arritur deri këtu; apo për hyrjet e kontabilizuara/ të përllogaritura si të fituara (por në fakt nuk janë marrë/siguruar); për bilancin që del me shumë të ndryshme nga sa është bërë preventive etj, etj. Thënë më thjesht: Sa transparente janë këto llogari?

Le të marrim borxhet e administratës publike kundrejt privatëve. Sa janë? Qeveria flet pak për këto borxhe. Sipas saj, në fund të vitit që shkoi, (sipas të dhënave nga Ministria e Financave), borxhi i biznesit ndaj qeverisë kap shifrat e 70 miliardë lekëve. Vetë qeveria i detyrohet biznesit me rreth 200 milion euro. Banka e Shqipërisë bën thirrje që qeveria të shlyejë urgjentisht borxhet ndaj biznesit. Detyrimet e pashlyera që qeveria i ka biznesit kanë rishfaqur në ekonomi sistemin e kleringut dhe fajdeve. Mediat jep shifrën e lartë të 300 milionë eurove. Edhe pse nuk ka një faturë të saktë për borxhet e qeverisë, nga raportimet e biznesit vlerësohet se shuma arrin në rreth 200 milionë euro, ku pjesa më e madhe është në sektorin e ndërtimit. Borxhet kanë përfshirë muajt e fundit edhe shërbimet. Le të marrim si shifra të mira këto të shoqatave. Sa për qind të shpenzimeve aktuale të administratës sonë publike i korrespondojnë këtij borxhi?

Shkojmë më tej: KESH u mbetet borxh kompanive që menaxhojnë HEC-e të vegjël jo më pak se 12 milionë dollar për çdo muaj! Zinxhiri i borxhit mes operatorëve të energjisë është ku e ku! KESH pretendon 450 milionë dollarë nga CEZ. Administratori shtetëror i CEZ thotë se janë vetëm gjysma e tyre dhe shton se borxhet janë shlyer në masën e 181 milionë dollarëve dhe janë gati në mbarim. Këtu e vërteta bëhet e vështirë, pasi dy institucionet japin shifra të ndryshme mbi detyrimet. E njëjta gjë për rimbursimin e TVSH: askush nuk e di saktë se sa para ta papaguara janë në kontot bankare të kompanive që ligji iu njeh rimbursimin. Thuhet miliona euro! Nuk ka një shifër publike për shumën e mos pagesave ndaj biznesit privat. Nuk ka një shifër konkrete për borxhet në rritje të kompanive publike, që ato marrin nga bankat private për të mbuluar krizën e tyre të likuiditeteve. Nëse është e vërtete që rreth 80 % e kredive të KESH ndaj bankave të nivelit të dytë janë në overdraft, kjo do të thotë që borxhi i saj ka një kosto të lartë, që rrezikon kompaninë dhe borxhin publik. Nga 872 miliardë lekë borxh të arritur deri në qershor të 2013-s, kur i gjithë plani është për 890 miliardë, rreth 500 miliardë është hua e brendshme, pra që është marrë te bankat vendase dhe individët. Vetëm në tre vjet, borxhi është rritur me afro 2 miliardë dollarë! Kur do ti mësojnë shqiptarët se si janë përdorur këto shifra?

Përveç auditimit, një tjetër skanim

Por ajo që synohet nga qeveria e re dhe që ka të bëjë me reformën e raportimit financiar të financimit publik, pra edhe me transparencën është pjesë edhe e një tjetër sk

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›