E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontroll në burgun e Peqinit/ Gjenden 4 celularë në qeli, kush janë dy të dënuarit që thyenin rregullat

PEQIN- Forcat Operacionale të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Peqinit, ku gjatë verifikimeve janë gjetur 4 aparate celularë.

Burime konfirmojnë se celularët dyshohet se i përkasin të dënuarve Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, dhe Bledar Selmanaj.

Sipas informacioneve paraprake, kontrollet në ambientet e burgut kanë përfunduar rreth 20 minuta më parë. Aktualisht nuk ka ende reagim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me aksionin në fjalë.

Kontrollet e befasishme në burgjet e vendit janë intensifikuar javëve të fundit, ku janë gjetur celularë dhe pajisje të tjera të paligjshme brenda qelive./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›